Pas puthjes me J.Lo u nda nga gruaja – por Anthony nuk u ndal, u puth me një tjetër këngëtare (Foto/Video)

Marc Anthony është ndarë nga bashkëshortja e tij, Shannon De Lima, me të cilën ishte i martuar qe dy vjet.
Këngëtari latin u bë kryetemë në mediat rozë, pasi e puthi ish-gruan e tij, Jennifer Lopez, në ‘Latin Grammy Awards’, ndërsa vetëm pak orë më pas, TMZ publikoi lajmin se ai është ndarë nga modelja venezuelase.

Mirëpo, 48-vjeçari nuk është ndalur me kaq, ai është puthur me një tjetër femër, një vokaliste përcjellëse, e cila përfitoi nga vëmendja e Anthonyt, njofton Telegrafi.

Nga ana tjetër, në një prononcim për media, zëdhënësi i J.Lo ka hedhur poshtë zërat se ajo i është kthyer lidhjes me burrin e dikurshëm.

Duket se Anthony e ka shfrytëzuar këtë moment ngushëllimi pas ndarjes nga De Lima, e cila është 20 vjet më e re se ai. /Telegrafi/


























































