LAJMI I FUNDIT:

Pas publikimit të këngës së botërorit, Will Smith: Bashkëpunimi me Erën e Nickin përfaqëson harmoni

Pas publikimit të këngës së botërorit, Will Smith: Bashkëpunimi me Erën e Nickin përfaqëson harmoni
MADRID, SPAIN - JANUARY 13: Actor Will Smith attends "Seven Pounds" photocall at Teatro Real on January 13, 2009 in Madrid, Spain. (Photo by Carlos Alvarez/Getty Images)

Era Istrefi, Will Smith dhe Nicki Jam kanë sjell këngën që i dedikohet botërorit të futbollit.

“Live it Up” është një këngë me ritme verore, e cila i përshtatet pikërisht një gare të futbollit. Projekti është prodhuar nga top producenti, Diplo.

Këngëtarja jonë këndon në gjuhën angleze, kurse në refren spikat me zërin atraktiv duke dominuar në tërësi këtë projekt.


Posteri zyrtar i himnit të Botërorit, Rusia 2019

Për Federatën Botërore të Futbollit ka folur edhe aktori hollivudian Smith, i cili duket se është ndarë i kënaqur me bashkëpunimin me Erën dhe Jamin.

“Është një nder i madh kur të kërkohet të këndosh në Kupën e Botës 2018. Kjo ngjarje globale mbledh njerëzit nga e gjithë bota së bashku për të përjetuar gëzime, qeshje dhe magjinë. Bashkëpunimi me Nickyn, Diplo dhe Erën në këtë rrugë përfaqëson harmoni, shije eklektike dhe zhanre të ndryshme muzikore që vijnë së bashku. Në fund të ditës, thjesht duam të shohim vallëzime dhe lumturi në sytë e njerëzve”, tha aktori i njohur me famë botërore.

https://www.instagram.com/p/BiXsrM3D4Vu/?hl=en&taken-by=strefie

Philippe Le Floc’h , kryeshef i FIFA-s, pohoi se muzika dhe sporti krijojnë sinergji të paparë duke nxitur ndjenjat e tifozëve në mbarë globin.

“FIFA dhe Sony Music gëzojnë një bashkëpunim të suksesshëm në Programin Zyrtar të Muzikës për vite me radhë. Sinergjia midis futbollit dhe muzikës është e habitshme, duke nxitur ndjenjat e tifozëve anembanë globit. Kjo këngë – me një seri të klasit botëror të denjë për shfaqjen më të madhe në Tokë – mishëron gëzimin dhe unitetin, ku njerëzit në të gjithë botën do ta ndajnë gjatë Kupës Botërore të 2018”, tha Philippe Le Floc’h .

Ky është suksesi i radhës i madh për Era Istrefin, e cila krijoi njohje ndërkombëtare me projektin “BonBon”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Pas një periudhe injorimi total, Gjesti fton Eglin në shtrat, banorja habit me reagimin

Pas një periudhe injorimi total, Gjesti fton Eglin në shtrat, banorja habit me reagimin

Magazina
James Blunt rikthen kujtimet e luftës së Kosovës në koncertin e tij në Glasgow

James Blunt rikthen kujtimet e luftës së Kosovës në koncertin e tij në Glasgow

Magazina
Gjesti ‘shpërthen’ ndaj Xhenetës: Nuk kam pasur kurrë punë me një femër kaq të ulët, po më vjen turp nga vetja

Gjesti ‘shpërthen’ ndaj Xhenetës: Nuk kam pasur kurrë punë me një femër kaq të ulët, po më vjen turp nga vetja

Magazina
Loredana lexon letrën nga Jozi për Shën Valentin, banorja tejet e zhgënjyer nga fjalët

Loredana lexon letrën nga Jozi për Shën Valentin, banorja tejet e zhgënjyer nga fjalët

Magazina
“Më shpërfill totalisht, nuk dua të rri më këtu

“Më shpërfill totalisht, nuk dua të rri më këtu", Egli i lutet dhe i kërkon falje Gjestit, banori: Po ma the 100 herë, o vëlla

Magazina
Beyonce promovon parfumin e saj, ndërsa Jay-Z reagon pas rrëzimit të padisë për sulm seksual

Beyonce promovon parfumin e saj, ndërsa Jay-Z reagon pas rrëzimit të padisë për sulm seksual

Magazina
Kalo në kategori