LAJMI I FUNDIT:

Pas pezullimit të vendimit për taksën, AAK: Prokuroria të bëjë hetime, kompanisë me tre punëtorë u tentua t’i jepen miliona euro

Pas pezullimit të vendimit për taksën, AAK: Prokuroria të bëjë hetime, kompanisë me tre punëtorë u tentua t’i jepen miliona euro

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka reaguar pas pezullimit të vendimit për tiketën ngjitëse prej pesë eurove për automjetet, me rastin e regjistrimit.

Pas këtij vendimi, AAK e ka quajtur Qeverinë Kurti mashtruese, duke kërkuar nga Prokuroria të hetohet rasti.

“Pezullimi i marrëveshjes për tiketa ngjitëse, me të cilën ngarkoheshin qytetarët që posedojnë automjete, jo në dobi të buxhetit por të një kompanie private, është tregues i qartë se arroganca e numrave nuk kryen punë përball një reagimi të fortë opozitar dhe të shoqërisë civile. Qeveria e mashtrimit, megjithëse mobilizoi sejmenët e saj për ta arsyetuar vendimin e dëmshëm, nuk arriti të qëndrojë para presionit të drejtë, kundër kësaj padrejtësie që dëshironte t’ia servonte qytetarëve të vendit”, thuhet në reagimin e AAK-së, transmeton Telegrafi.


Tutje, në reaagim thuhet se “AAK dhe kryetari Haradinaj, kanë qenë shumë të zëshëm për këtë vendim por edhe për shumë vendime të tjera të padrejta të kësaj qeverie. Dështimet e qeverisë shihen gjithandej e zhgënjimi është në rritje”.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, konsideron që edhe pse taksa është anuluar, Prokuroria duhet të bëj hetimet për këtë marrëveshje të dëmshme, ku një kompanie me 3 punëtorë u tentua t’i jepnin miliona euro nga xhepat e qytetarëve të Kosovës”, vijon reagimi.

Ndryshe, sot zëvendësministri Hysen Durmishi pezulloi vendimin e zbatimit të marrëveshjes për ofrimin e shërbimit me Tiketa Ngjitëse.

“Me qëllim të mbrojtjes së interesit publik, fillimi i zbatimit të marrëveshjes së nënshkruar në mes të MMPHI-së dhe kompanisë Auto Control Kosova, pezullohet deri në rishikimin e funksionimit të sistemeve dhe standardeve të kontrollit të brendshëm”, thuhej në njoftimin e bërë nga Ministria e Infrastrukturës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori