Në kuadër të shënimit të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në Prizren, të hënën është hapur zyrtarisht Muzeu i “Nënës Terezë”.
Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë përfaqësuesit institucionalë të nivelit lokal e qendror, autoritete fetare dhe aktivistë të shoqërisë civile.
Muzeu, sipas njoftimit të Komunës së Prizrenit, i dedikohet jetës dhe veprës së shenjtores shqiptare, dhe përmban dokumente dhe fotografi që pasqyrojnë humanizmin dhe përkushtimin e Nënës Terezë ndaj njerëzimit, që si institucion kulturor synon të jetë një qendër inspirimi dhe reflektimi për brezat e ardhshëm.
Madje sipas drejtuesve të kësaj komune, përurimi i Muzeut “Nënë Tereza” përforcon identitetin kulturor dhe historik të Prizrenit, duke e bërë atë një pikë të rëndësishme për studiuesit, turistët dhe admiruesit e figurës së saj madhështore.
“Muzeu begaton ofertën turistike të qytetit të Prizrenit, prandaj dhe ka një vlerë shumëdimensionale”, ka thënë kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.
Ndërkaq Nora Arapi-Krasniqi nga MKRS ka bërë të ditur se muzeu ka për qëllim të ruajë dhe promovojë frymën humane të Nënës Terezë.
“Muzeu ndihmon për të kuptuar synimet dhe misionin e saj të madh, për të krijuar institucione të qëndrueshme në shërbim të më varfërve. Përpos ekspozitës së përhershme, Muzeu do të ofrojë një program të pasur artistik vjetor dhe aktivitete edukative për fëmijët, duke u shndërruar kështu në një hapësirë referente për vizitorët e shumtë të Prizrenit dhe të Kosovës”, ka deklaruar ajo.
Në anën tjetër Sali Shoshi nga CHwB Kosova ka përkujtuar se funksionalizimi i këtij muzeu është produkt i një pune shumëvjeçare, që së fundmi është kurorëzuar në saje të bashkëpunimit mes këtij fondacioni, Komunës së Prizrenit dhe MKRS-së.
Ekspozita dedikuar jetës dhe veprës së Nënës Terezë në Prizren qe hapur me 5 shtator 2022, në 25-vjetorin e kalimit në amshim të saj, me pjesëmarrjen e liderëve shtetërorë, raporton Telegrafi.
Historia e ndërtimit të këtij Muzeu është e gjatë, pasi projekti i kontraktuar në vitin 2010 nga MKRS-ja me raporte zyrtare kishte përfunduar në vitin 2012. Tek në mesin e vitit 2014 ishte dhënë drita e gjelbër për pranimin teknik të objektit, por përkundër kësaj Muzeu nuk ishte funksionalizuar, deri në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Nënë Tereza është bërë simbol i humanizmit në botë si pasojë e angazhimit të gjatë në shërbim të sëmurëve e të varfërve. Ishte fituese e çmimit Nobel për Paqe dhe vite më vonë u shenjtërua nga Vatikani. Ajo ndërroi jetë më 5 shtator të vitit 1997 në Kalkutë të Indisë.
Ndërtesa e Muzeut të Nënë Terezës gjendet afër Katedrales së Zojës Ndihmëtare në Prizren, në lagjen ku dikur kishin jetuar të parët e Gonxhe Bojaxhiut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Aktorja transgjinore Hunter Schafter ankohet se në pasaportën e saj shkruhet se është mashkull: Vërtet nuk di çfarë të bëj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit