Ajo ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor në tregun shqiptar.

Bëhet fjalë për Miriam Canin, e cila para një viti kishte sjell këngën më të fundit të titulluar “Meteor”.


Por, duket se bukuroshja jonë së shpejti do të sjell këngën më të re dhe këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë personale në Instagram.

"Së shpejti", ka shkruar shkurtimisht bashkëshortja e Alban Skenderajt duke mos dhënë detaje të tjera.

Këngën pritet ta shoqëroj edhe me një video nëse bazohemi në fotografinë që e ka publikuar në rrjetet sociale në momentin që ka bërë të ditur se po vjen me krijimtarinë e re.

Kënga e fundit e biondinës që është publikuar në nëntor të vitit të kaluar u shikua rreth 600 mijë herë në YouTube.

Ndryshe, Cani dhe Skenderaj janë prindër të një vajze të pagëzuar me emrin Ameli. /Telegrafi/