LAJMI I FUNDIT:

Pas një ndeshjeje spektakolare me një gol të shënuar, Reali eliminon Liverpoolin

Pas një ndeshjeje spektakolare me një gol të shënuar, Reali eliminon Liverpoolin
(Foto: Getty)

Real Madridi e ka mposhtur Liverpoolin (1-0) edhe në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Santiago Bernabeu.

Los Blancos fituan me rezultat të thellë prej 5-2 në Anfield dhe pas triumfit edhe në kryeqytetin spanjoll, vazhdojnë tutje në garën elitare me rezultat të përgjithshëm prej 6-2.

Ishte një gjysmë e parë fantastike, në të cilën u regjistrua lojë e hapur, dinamike dhe raste të njëpasnjëshme nga të dyja palët.


(Foto: Twitter/Liverpool FC)

Darwin Nunez pati një prej rasteve të para, mirëpo Thibaut Courtois ia mohoi golin. Në anën tjetër, vendasit rrezikuan përmes Vinicius Junior, derisa goditja e frikshme e Eduardo Camavingas u devijua dhe me një prekje të Alisson u përplas në transversale.

Pasoi një goditje tjetër e jashtëzakonshme nga Luka Modric, e cila shkoi shumë pranë mbi portë. Sërish në anën tjetër i rrezikshëm u tregua Nunez, mirëpo përsëri në vend ishte Courtois për t’ia mohuar golin.

(Foto: Twitter/Liverpool FC)

Rastet vazhduan edhe në fraksionin e dytë me Federico Valverde e Karim Benzema që i patën mundësitë më të mira për të shënuar.

Momenti i golit erdhi në minutën e 79-të, kur pas një asistimi nga Vinicius, Karim Benzema nuk e pati të vështirë të realizonte.

Ky ishte edhe goli i fitores, duke qenë se deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit rrjetat nuk u prekën më, ashtu që Real Madridi vazhdon garën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

https://twitter.com/FootbalIhub/status/1636120537117208577

Në trend Sport

Më shumë
Revolucion tek Man United: ‘Djajtë e Kuq’ po bëhen gati për pesë transferime në verë

Revolucion tek Man United: ‘Djajtë e Kuq’ po bëhen gati për pesë transferime në verë

Premier League
Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Premier League
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
U largua nga fusha i lënduar ndaj Sevillës, Flick flet për gjendjen e Araujos

U largua nga fusha i lënduar ndaj Sevillës, Flick flet për gjendjen e Araujos

La Liga
Marcus Rashford thyen heshtjen pas debutimit me Aston Villën

Marcus Rashford thyen heshtjen pas debutimit me Aston Villën

Premier League
Ikona e Argjentinës shpjegon pse Ronaldo ka qenë gjithmonë më i mirë se Messi

Ikona e Argjentinës shpjegon pse Ronaldo ka qenë gjithmonë më i mirë se Messi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori