Pas një driblimi fantastik, Messi i shënon gol të bukur Eibarit

Lionel Messi ka shënuar një gol të bukur për t’i dhënë epërsinë Barcelonës ndaj Eibarit.
Barcelona ka gjetur golin e epërsisë 1-0 në takimin e tyre në shtëpi ndaj Eibarit në kuadër të javës së 25-të në La Liga.
Është ylli argjentinas, Messi, i cili ka shënuar një gol të bukur për epërsinë e katalunasve.
Goli i kapitenit erdhi në minutën e 14-të të ndeshjes.
Ky gol u shënua pas një driblimi fantastik që i bëri një kundërshtari. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
22/02/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































