Pas situatës së krijuar në Kosovë nga coronavirusi, Ministria e Arsimit është duke bërë përpjekje për të ofruar mësimin online për nxënësit e Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur zëvendësministri i Arsimit, Jusuf Thaçi.
Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “Jemi të vetëdijshëm që jemi në situatë të jashtëzakonshme dhe duhet të veprojmë shumë shpejt, por gjithashtu jemi të vetëdijshëm se çfarëdo që ofrojmë duhet të përmbushë disa standarde minimale, duhet të jetë e qasshme për të gjithë dhe duhet të jetë sa më e thjeshtë/lehtë për përdorim”.
Postimi i plotë:
ÇFARË PO BËHET PËR MËSIMIN ONLINE NË KOSOVË?
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) është duke punuar intensivisht për të ofruar mësimin online për nxënësit e Kosovës. Jemi të vetëdijshëm që jemi në situatë të jashtëzakonshme dhe duhet të veprojmë shumë shpejt, por gjithashtu jemi të vetëdijshëm se çfarëdo që ofrojmë duhet të përmbushë disa standarde minimale, duhet të jetë e qasshme për të gjithë dhe duhet të jetë sa më e thjeshtë/lehtë për përdorim. Nisur nga këto, MASHTI është duke punuar në këtë drejtim duke u bazuar në disa parime (ende të pa-zyrtarizuara):
1. Materialet mësimore/ mësimi online duhet të jenë në përputhje me kurrikulat dhe plan-programet (sa më shumë që është e mundur).
2. Materialet mësimore/ mësimi online që ofrohet duhet të përfshijë shumicën e përmbajtjeve mësimore që parashihen me procesin e rregullt arsimor (shumicën e fushave kurrikulare, lëndëve dhe njësive mësimore – sidomos ato më kryesoret).
3. Materialet mësimore/ mësimi online do të jetë i centralizuar, në mënyrë që të jetë i uniformuar për të gjithë nxënësit (së paku për këtë fazë derisa të mund të aktivizohen të gjitha instancat prej nivelit të ministrisë deri në nivel mësimdhënësi).
4. Do të jetë një adresë e vetme e krijuar nga ministria, në të cilën do të mund të hyjnë të gjithë nxënësit për mësimin online/ materialet mësimore, në mënyrë që nxënësit/prindërit të mos kenë konfuzitet.
5. Qasja në materialet mësimore/ mësimin online do të jetë shumë e thjeshtë (pa regjistrim, pa llogari në internet, pa user, pa password, etj.). Me tre klika nxënësi duhet të arrijë te njësia mësimore (prej momentin kur hyn në ueb: 1. Klasa – 2. Lënda – 3. Njësia mësimore).
6. Materialet mësimore/ mësimi online duhet të jetë i organizuar shumë thjesht, në mënyrë që nxënësi të mund ta gjej shumë lehtë atë që e kërkon, si dhe duhet të jetë i qasshëm nga nxënësi në çdo kohë.
7. Materialet mësimore/ mësimi online duhet të jetë i qasshëm nga të gjitha llojet e pajisjeve teknologjike të mençura që kanë qasje në internet (PC, laptop, tablet, smart phone, smart TV, etj.).
8. Duhet t’i ofrohet qasje në materialet mësimore/ mësimin online edhe atyre që kanë pajisje teknologjike, por që nuk kanë qasje në internet (WIFI) në shtëpi, duke ofruar 4G vetëm për adresën që dërgon te materialet mësimore/ mësimi online.
9. Materialet mësimore që ofrohen nuk mund të jenë një-dimensionale, por duhet të kenë së paku përmbajtjen kryesore (video-ligjëratë ose tekst të njësisë mësimore), si dhe së paku një aparaturë didaktike minimale (ushtrime, detyra, pyetje, etj. për njësinë mësimore).
BAZUAR NË PARIMET E SIPËR-PËRMENDURA DEL SE:
1. NA DUHEN mësimdhënës të mirë dhe përdorues të mirë të teknologjisë (klasët 1-12), me të cilët do të prodhojmë materiale mësimore. DKA e Komunës së Prishtinës është duke na ndihmuar në këtë drejtim dhe sipas nevojës do t’i kontaktojmë edhe DKA-të dhe shkollat tjera (për shkak të kufizimit të lëvizjes jemi fokusuar vetëm në Prishtinë njëherë).
2. NA DUHEN materiale mësimore (video-ligjërata, tekst-ligjërata, ilustrime, udhëzime, ushtrime, detyra, pyetje, etj.) për klasë dhe lëndë të ndryshme, nëse ndokush ka të gatshme, të cilat janë sa më shumë në përputhje me kurrikulat e plan-programet dhe të cilat mund të përdoren si materiale themelore (jo materiale plotësuese, anësore e aksesore – së paku jo për këtë fazë).
3. NUK NA DUHEN platforma vetëm për infrastrukturë nëse nuk kanë përmbajtje mësimore të gatshme, sepse (së paku për këtë fazë) kemi në dispozicion falas mënyra të thjeshta e të qëndrueshme për t’i plasuar përmbajtjet mësimore te nxënësit.
4. NUK NA DUHET presion nga publiku për të bërë diçka shpejt dhe shkel-e-shko, sepse na duhet të bëjmë diçka sa më mirë që mundemi për rrethanat ekzistuese dhe sa më shpejt që mundemi, por jo më shpejt se që mundemi (keni parasysh që për shkak të situatës edhe mundësitë e takimeve dhe koordinimeve të mëdha i kemi shumë të kufizuara).
SQARIME SHTESË:
Nuk jemi duke e injoruar askënd që po na ofron ndihmë (i falënderojmë sinqerisht të gjithë), por në këtë fazë jemi duke u fokusuar vetëm në ndihmën e atyre që mund të na ndihmojnë për të zbatuar planin dhe parimet e vendosura nga MASHTI. Veç kësaj, për shkak të situatës, jemi të detyruar të punojmë në grupe sa më të vogla, prandaj nuk po mund t’i thërrasim në takime të gjithë ata që na lajmërohen për ndihmë, për të cilën gjë ju kërkojmë ndjesë dhe mirëkuptim!
Gjithë t’mirat!
P.S.: Për aq kohë sa këto që sipër-thashë nuk zyrtarizohen me vendim të ministrisë, këto mund të merren thjesht si sqarim i imi për publikun, meqë shumë persona po më kontaktojnë në lidhje me këto çështje dhe nuk po kam kohë e mundësi t’ju përgjigjem secilit në detaje. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLaert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Vrasja e dy të rinjve në Klinë, gjithçka që dihet deri më tani
Avdiu: LPK-ja ka qenë themeluesja e UÇK-së
Rriten kërkesat e kosovarëve për azil pas liberalizimit të vizave
Mendimi paralajmëron shi dhe borë të enjten - temperaturat në rënie
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë