Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Fjolla Morina, prej disa ditësh është liruar nga paraburgimi.

Ajo ditën e djeshme (e hënë) ka bërë paraqitjen e saj në rrjete sociale pas një kohe të gjatë në një njoftim për të bijën, me fillimin e vitit të ri shkollor.


Derisa u komentua mjaft shumë edhe për fotografitë që ka fshirë me bashkëshortin e saj, Fisnik Sylën, e njëjta tanimë ka sjell një tjetër imazh.

fjolla.morina 243008411 1250676075382396 3432500229394811197 n 1 Fjolla Morina (Foto: Instagram)

Artistja është rikthyer me një pozë të re me të cilën mori vëmendje me kostumin elegant të bardhë.

Të shumta kanë qenë reagimet në hapësirën për komente, fansat e miqtë e së cilës e komplimentuan për ‘look’-un.

35-vjeçarja ndërkohë u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Arrestimi i parë i Morinës u bë në shtator të vitit të kaluar, në pikën e kalimit kufitar Morinë, ku iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë. /Telegrafi/