Drejtor i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dushan Janjiq, ka reaguar pasi pjesëtarët e MUP-it serb e kanë kthyer mbrapa zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, i cili është dashur të flasë sot në Beograd në konferencën “Dialogun diplomatik” të organizuar nga Forumi Janjiq.
Janjiq ka theksuar, për “Danas” se është ndërmarrë çdo gjë që duhet bërë sipas Marrëveshjes së Brukselit dhe ligjeve serbe për mbajtjen e këtij aktiviteti, i cili përgatitet që nga prilli, duke theksuar se është shtyrë për shkak të rrethanave.
“Shpjegimi zyrtar [se pse Bislimi është kthyer mbrapa 85 km para se të mbërrijë në Beograd] është se Serbia nuk mund të garantojë sigurinë e Bislimit”, tha Janjiq.
“Në Merdar është bërë verifikimi nëse ky takim është regjistruar”, tha ai.
Janjiq tha se Forumi për Marrëdhënie Etnike asnjëherë nuk ka njoftuar askënd për tubime dhe s’ka pritur miratimin, dhe se në ‘Dialogun diplomatik” janë ftuar deputetë dhe anëtarë të qeverisë, si dhe drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq dhe se ata ishin të informuar.
“Natyrisht që zyrtari ndërlidhës për Kosovën i ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm në komunikim me Forumin si organizator, Qeverinë e Kosovës dhe Serbisë dhe përfaqësuesin e Lajçakut”, thotë Janjiq.
Ai shton se tek sot e ka kuptuar se sa serioze është situata dhe se “po zgjidhet mes luftës dhe paqes”.
“Që të mendoj kështu, ai thotë se është mbështetur në dy gjëra – njëra është Besnik Bislimi i cili duhej të ishte mysafir në Beograd dhe tjetra deklarata e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Vërtetë mendoj se kjo dërgon një mesazh të keq për qytetarët e Serbisë, se një pajisje kaq e shtrenjtë nuk mund të garantojë sigurinë e njeriut që erdhi të flasë për perspektivën evropiane të rajonit”, vlerëson Janjiq.
Ai ka përkujtuar se Edi Rama ka folur në një tubim të tillë në vitin 2014 dhe ka besuar se edhe Bislimit do t’i lejohet të jetë dikush që do të krijojë kontakte me publikun.
“Qeveria serbe nuk është e vetëdijshme për momentin dhe po nxiton në rrënim, sepse ky ishte momenti për të bërë një gjest politik dhe për të konfirmuar të gjitha fjalët e presidentit të Serbisë, i cili tha se është për paqe. Fatkeqësisht, është vërtetuar se këtu po forcohet ‘shteti i thellë’ dhe se ata që janë për luftë janë më të forte”, thotë ai.
I pyetur se çfarë pret të ndodhë më 1 nëntor, kur skadon afati për riregjistrim më të favorshëm të automjeteve, pas së cilës Qeveria e Kosovës njoftoi se do të konfiskojë automjetet që nuk kanë targa RKS, dhe duke marrë parasysh njoftimin e Listës Serbe se do të vendosë barrikada nëse automjetet konfiskohen, Janjiq thotë se nuk pret konflikt të armatosur.
“Një lëvizje marketingu ndodhi sot. Nuk do të ketë ‘Stuhi’, por duhet të tregohet se ka rrezik”, vlerëson Janjiq, duke iu referuar deklaratave të mëparshme të Vuçiqit se Kurti po përgatit një “Stuhi të re”, duke shtuar se kjo lëvizje marketingu ka të bëjë vetëm me këtë.
Ai shton se në barrikada më 31 korrik, kur kishte skaduar afati i fundit për reciprocitetin e Prishtinës, ka pasur njerëz të uniformuar dhe jo qytetarë të thjeshtë dhe potencon se “për këtë arsye është i shqetësuar si qytetar”.
Kujtojmë se EULEX-i dje ka theksuar për një media të Prishtinës se atë ditë [31 korrik] në barrikada janë vërejtur një numër i konsiderueshëm dhe shqetësues i personave të armatosur.
“Kurti ka lënë hapësirë për të biseduar me Escobarin dhe administratën amerikane, besoj se Beogradi bisedon edhe me aktorë ndërkombëtarë, por flas nga përvoja – kështu fillon lufta civile”, thekson ai.
Ai po ashtu kërkon nga Kurti që të ndryshojë retorikën e tij, kurse Vuçiqit “të mos bjerë në historinë e reciprocitetit”.
“Masa e reciprocitetit janë kur dikush të godet me shuplakë dhe ju ia ktheni. Kështu do të jetë derisa dikush të gjuajë”, thotë Janjiq.
Ai nuk pret konflikte të mëdha të armatosura, por thekson se bëhet fjalë për shtyrjen e një detyrimi madhor të Prishtinës dhe Beogradit dhe komunitetit ndërkombëtar për të punuar në shpërbërjen e formacioneve paraushtarake.
“Targat janë luftë për sovranitet”, thekson Janjiq dhe shton se nuk do të çuditej të shihte një propozim gjermano-francez, dhe porosit se duhet të vazhdohet të flitet në bazë të këtij propozimi dhe të shkohet drejt normalizimit.
“Kërkoj nga qeveria ime, të sapoemëruarit, që ta marrin për zemër, dhe vëllezërit dhe motrat serbe t’i thërrasin mendjes”, tha Janjiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Askush nuk paraqitet të punojë në administratën publike për 25.000 denarë

Rritet numri i të prekurve nga gripi në Maqedoninë e Veriut

Mbrojtja e të dhënave personale, mbahet trajnimi për forcimin e kapaciteteve të zyrtarëve të institucioneve publike

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?