Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë konfirmoi sot edhe tetë raste të reja me Covid-19, duke ngritur totalin në 79. Katër raste janë në Studime të Vushtrrisë, tre nga Prishtina dhe një me vendbanim në Llugaxhi të Pejës.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka thënë se nuk ka vend për panik.
“Nuk shoh vend për panik në Vushtrri, por duhet të kemi kujdes. Të gjitha masat e qeverisë dhe të shtabit emergjent jemi duke i zbatuar andaj shpresoj të kemi sukses në fund, të gjithë së bashku”, ka thënë Tahiri për kp.
Për rastin që dje ka dalë pozitiv nga kjo komunë, Tahiri ka thënë se është kontakt i pacientit së parë, dhe se të njëjtit pacient nuk i janë marrë mostrat më datë 19 pasi nuk ka pasur shenja.
Ai ka theksuar se nuk po drejton akuza ndaj Institutit, apo institucioneve të tjera, veçse ka treguar se pacientit i janë marrë dje mostrat, dhe dje ka rezultuar pozitiv.
“Rastin është dërguar më datë 19 në Klinikën Infektive, por nuk i janë marrë mostrat meqë nuk ka pasur shenja. Pastaj, më datë 25 i janë bërë analizat dhe ka dalë pozitiv. Mostrat për analiza mund të jenë të kufizuara. Nuk po e akuzoj Institutin e Shëndetit Publik ose ndonjë institucion tjetër, të gjithë jemi bashkë në këtë betejë. Të gjithë duhet të jemi vigjilentë”, ka thënë ai.
Ai tha se janë në kontakt me familjet dhe do të ofrojnë mbështetje për të gjithë qytetarët brenda kompetencave që kanë si komunë.
Numri i të prekurve me Covid-19 në Kosovë ka arritur në 79, ndërkohë që ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar sot se zyrtarisht është shënuar rasti i parë i shëruar në Kosovë.
“Më në fund e kemi lajmin e mirë. Njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalë negativ. Sipas rekomandimeve të OBSH-së, kur kemi dy mostra negative të një personi me një ditë distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19. Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Kosovë”, tha Vitia.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë