LAJMI I FUNDIT:

Pas incidentit të tmerrshëm në Angli, vjen reagimi i kryeministrit Starmer

Pas incidentit të tmerrshëm në Angli, vjen reagimi i kryeministrit Starmer

Së fundmi në Southport të Anglisë disa persona kanë marrë lëndime trupore, në mesin e tyre dhe fëmijë, pasi siç raportohet janë therur nga një mjet i mprehtë (thikë).

Në lidhje me këtë rast, siç kanë njoftuar nga policia është arrestuar një person.

“Mund të konfirmojmë se shërbimet e urgjencës janë në Southport pas një incidenti të madh këtë mëngjes”, deklaroi policia.


Bëhet e ditur se të plagosur janë të paktën tetë persona, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Sulm me thikë në Angli, të paktën tetë të plagosur
Lexo po ashtu Sulm me thikë në Angli, të paktën tetë të plagosur

Kryeministri britanik i është përgjigjur tani incidentit në Southport, duke e quajtur atë “të tmerrshëm dhe thellësisht tronditës”.

“Lajme të tmerrshme dhe thellësisht tronditëse nga Southport. Mendimet e mia janë me të gjithë ata që janë prekur”, shkroi Keir Starmer në X.

“Do të doja të falënderoja policinë dhe shërbimet e urgjencës për reagimin e tyre të shpejtë”, shtoi kryeministri duke treguar se është duke u njoftuar për zhvillimin e situatës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore polake

Aeroplani ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore polake

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Analisti ushtarak britanik: SHBA-ja mund t'ia lë në dorë Ukrainën, Evropës - ata kanë punë me Kinën

Analisti ushtarak britanik: SHBA-ja mund t'ia lë në dorë Ukrainën, Evropës - ata kanë punë me Kinën

Evropa
Republikani dëshiron të riemërojë Grenlandën

Republikani dëshiron të riemërojë Grenlandën "e kuqe, e bardhë dhe e kaltër" – reagon eurodeputeti danez

Amerika
Mjeku italian në telashe pasi përdori pajisjet e spitalit për ta shëruar macen e tij

Mjeku italian në telashe pasi përdori pajisjet e spitalit për ta shëruar macen e tij

Evropa
Papa qorton administratën Trump për deportimet e emigrantëve

Papa qorton administratën Trump për deportimet e emigrantëve

Evropa
Kalo në kategori