Pas heqjes së flamurit britanik nga zyrat e BE-së, tani e largojnë edhe nga objekti i Këshillit Evropian
Pas zyrës së përfaqësuesve britanikë në Bruksel, edhe në ndërtesën e Këshillit Evropian është hequr flamuri i Britanisë së Madhe.
Orë më parë flamuri i Britanisë së Madhe i njohur si Union Jack, është hequr nga zyrat e Bashkimit Evropian, transmeton Telegrafi.
Pritet që një veprim i tillë të ndodh edhe në Parlamentin Evropian, ndërkaq na ndajnë edhe pak orë nga dalja zyrtare e Britanisë nga BE-ja.
Shumë qytetarë në Britani janë duke e pritur me gëzim daljen nga BE-ja, por ka edhe prej atyre që nuk janë të kënaqur me këtë vendim të marrë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























