LAJMI I FUNDIT:

Pas gati katër vjetëve, loja ‘The Forest’ më në fund do të lansohet me 30 prill

Pas gati katër vjetëve, loja ‘The Forest’ më në fund do të lansohet me 30 prill

Pas gati katër vjetësh në lansimin e hershëm, loja e zhanrit ‘survival’, “The Forest”, më në fund do të lansohet si version i plotë me 30 prill.

Siç është njoftuar më parë, versioni i plotë 1.0 do të ketë një ngritje të çmimit prej 14.99 $ në 19.99 $. Versioni i plotë do të përfshijë gjithashtu edhe mbështetjen e kontrolluesit, ndërtesat e reja dhe një listë të gjatë me rregullime të përformancës. Të gjitha këto ndryshime mund t’i lexoni më hollësisht duke klikuar KËTU, transmeton Telegrafi.

Premisa e lojës “The Forest” është se ju jeni njeriu i vetëm që i ka mbijetuar një aksidenti ajror , të bllokuar në një ishull të populluar nga kanibalët. Ju do të preni pemët për dru, do të zini peshq për ushqim, do të ndërtoni vende strehimi dhe do të eksploroni një rrjet të shpellave nëntokësore dhe liqeneve.


Armiqtë në lojë do të jenë të agresiv dhe do t’ju sulmojnë vazhdimisht kohë mbas kohe, kështu që nuk do të jeni në gjendje që t’iu përballoni shumë prej tyre për një periudhë të gjatë kohore, por gjithashtu ka edhe një mënyrë paqësore për ata që dëshirojnë një eksperiencë më të qetë relaksuese.

Loja është zgjeruar më shumë që nga lansimi i hershëm në vitin 2014 sidomos në metodën e bashkëpunimit dhe sistemin e saj të fortë të ndërtimit. Nëse nuk e keni luajtur gjatë këtyre viteve atëherë ja vlen që ta provoni përsëri për të parë se si ka ndryshuar. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Zhvillimi i robotëve humanoidë, nga Meta thonë se kanë një qëllim të ri

Zhvillimi i robotëve humanoidë, nga Meta thonë se kanë një qëllim të ri

Teknologji
Nëse keni një iPhone, duhet ta çaktivizoni këtë menjëherë!

Nëse keni një iPhone, duhet ta çaktivizoni këtë menjëherë!

Teknologji
Musk do të tërheqë ofertën prej gati 100 miliardë dollarësh për OpenAI - vetëm nëse nuk i plotësohet një kusht

Musk do të tërheqë ofertën prej gati 100 miliardë dollarësh për OpenAI - vetëm nëse nuk i plotësohet një kusht

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

OpenAI refuzon ofertën miliarda dollarëshe të Musk: Nuk jemi në shitje

OpenAI refuzon ofertën miliarda dollarëshe të Musk: Nuk jemi në shitje

Teknologji
Sam Altman reagon ndaj akuzave për shfrytëzimin e ujit të pijshëm nga teknologjitë e AI

Sam Altman reagon ndaj akuzave për shfrytëzimin e ujit të pijshëm nga teknologjitë e AI

Teknologji
Kalo në kategori