LAJMI I FUNDIT:

Pas fitores në BBVK, Stresi mirëpritet nga Gani Geci në kullën e tij në Drenicë

Pas fitores në BBVK, Stresi mirëpritet nga Gani Geci në kullën e tij në Drenicë

Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj – Stresi, të premten është shpallur fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

Ai fitoi duke lënë mbrapa katër finalistë të tjerë: aktorin Vedat Bajrami, modelen Joliana Nura, Artan Thaqin dhe këngëtaren Mbresa.

E teksa po qëndron këto ditë në Prishtinë, reperi me prejardhje nga Tropoja ka takuar edhe disa figura publike, të cilët e kanë përgëzuar për fitoren.


Një ndër ta është politikani Gani Geci, i cili e ka mirëpritur atë në konakun e tij, në Kullën Geci në fshatin Llaushë të Drenicës.

Foto: Stresi/InstaStory

Këtë e ka bërë të ditur vet reperi, përmes publikimi të një fotografie në InstaStory, ku shkruante: “Në Kullën Geci në Llaushë me miqtë më të mirë”.

Politikani Gani Geci i cili shihet në fotografi, është i dënuar me tri vite e gjashtë muaj burg – por që mesa duket ka qenë në një prej ditëve të lejuara për të qenë pranë familjarëve.

Stresi përndryshe ka qenë një prej banorëve i cili është futur që në ditën e parë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku pas qëndrimit për 103 ditë u shpall fitues i këtij spektakli. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by STRESI (@stresi)

Në trend Magazina

Më shumë
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

Magazina
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
Kalo në kategori