LAJMI I FUNDIT:

Pas fitores ndaj Cerrones, Tony Ferguson kërkon përballjen me Khabibin ose McGregorin

Pas fitores ndaj Cerrones, Tony Ferguson kërkon përballjen me Khabibin ose McGregorin

Tony Ferguson ka kërkuar një përballje me Khabib Nurmagomedov ose Conor McGreogrin, pas fitores së të shtunës ndaj Donald Cerrone në kuadër të ‘UFC 238’.

Në të kaluar, Ferguson kishte shansin që të përballej në katër raste me Khabibin dhe në katër këto raste, të dy boksierët e arteve marciale është dashur të tërhiqeshin për një arsye apo një tjetër.

Në ‘UFC 238’, Ferguson arriti fitoren e 12-të me radhë në UFC, gjersa mjeku i dha fund luftës së tij me Donald Cerrone para fillimit të raundit të tretë.


Khabib pritet të përballet me Dustin Poirier në shtator, që do të jetë beteja e tij e parë që prej përballjes me McGregor vitin e kaluar dhe në konferencën për shtyp pas luftës të shtunën Ferguson i thirri të dy boksierët për kundërshtarin e tij të ardhshëm.

“Khabib ka nevojë që dikush ta shqelmojë atë. Ai ka nevojë për dy goditje nga unë në stomak. Nëse dëshiron McNguttes (McGregor) të përballet me mua, e pres në kafaz. E di se ai ka nevojë të luftojë dhe unë ia ofroj këtë shans”, ka thënë Ferguson.

McGregor shpjegon arsyen pse e dorëzoi meçin ndaj Khabibit në muajin tetor
Lexo po ashtu McGregor shpjegon arsyen pse e dorëzoi meçin ndaj Khabibit në muajin tetor

Ferguson ishte më parë kampion i përkohshëm, kur McGregor mbante titullin e peshave të lehta, por duhej ta braktiste për shkak të lëndimit.

Titulli më pas u fitua nga Khabib, pasi e mposhti McGregorin në tetor të vitit të kaluar, ndërsa tani do të përballet me Poirierin për ta mbrojtur titullin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori