Melinda French Gates duket se po fillon një romancë të re që nga divorci i profilit të lartë me Bill Gates.

Filantropistja thuhet se ka nisur një lidhje me Jon Du Pr, një ish-korrespondent të Fox News, i cili tani punon si specialist komunikimi.


Është e paqartë se prej kur dyshja kanë nisur të takohen, por Du Pre dhe French Gates u fotografuan së bashku në ndeshjen e Nets dhe Celtics në prill.

Screenshot 5 19 Melinda Gates (Foto: Reuters)

TMZ raportoi gjithashtu se dyshja, përfshirë edhe disa anëtarë të familjeve të tyre, qëndruan në Pelican Hill - hoteli me 5 yje në Newport Beach, Kaliforni.

Autori i “Prodigal Father”, 63-vjeçar, ndan tre fëmijë me ish-gruan e tij, Gina: djemtë Kasey dhe Jonny, të cilët u diplomuan në BYU, dhe vajzën Jessie, e cila u diplomua në Universitetin e Utah.

French Gates dhe bashkëthemeluesi i Microsoft finalizuan divorcin e tyre në gusht 2021 pas 27 vitesh martesë, vetëm tre muaj pasi njoftuan ndarjen.

Screenshot 6 21 Jon Du Pre (Foto: Instagram)

“Pas një mendimi të madh dhe shumë pune në marrëdhëniet tona, ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund martesës tonë", thanë Bill dhe Melinda Gates në një deklaratë.

Ish-çifti themeluan Fondacionin Bill dhe Melinda Gates ndërsa ishin bashkë dhe e ndërtuan atë në një nga organizatat bamirëse më të mëdha në botë. /Telegrafi/

Screenshot 10 17 Melinda dhe Jon (Foto: TMZ)

Screenshot 7 16 Bill dhe Melinda Gates (Foto: Getty Images)