Pas disa muajve në burg, Serbia e liron Blerim Maçastenën

Shtetasi i Kosovës, Blerim Maçastena është liruar nga burgu në Serbi, pasi ishte arrestuar dhjetorin e vitit të kaluar.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi.
Maçastena është liruar nga burgu i Serbisë, pasi është shpallur i pafajshëm.
Ndryshe, shtetasi i Kosovës ishte arrestuar në dhjetorin e vitit të kaluar për shkak të kalimit të kufirit përgjatë fshatit Mirovë.
Maçastena ishte asamblist i PSD-së në Podujevë.
Nga
Telegrafi
25/05/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































