Reperi i njohur nga Shqipëria, Stresi, tash e një kohë është ndarë nga e dashura e tij, Keisi.

Përkundër se ruajnë raporte të mira me njëri-tjetrin, së fundmi dyshja duket se janë përplasur me anë të disa postimeve.


Ka qenë Keisi, ajo e cila ka ndarë një fotografi të vetes në InstaStory me përshkrimin se ka qenë në një takim sot.

bkc 118601307 618665845472742 3076198118675090351 n Keisi (Foto: Instagram)

Lidhur me këtë, një reagim nuk mungoi nga ish-partneri i saj - i cili u shpreh se nuk ka urrejtje ndaj saj dhe i mjafton që të jetë mirë.

“Unë s’kam urrejtje ndaj teje, për mua mjafton të jesh mirë kudo të jesh tjerat vijnë e shkojnë”, ka shkruar ai.

bkc 118657619 3302434479981713 3540741646615050379 n 1 Keisi (Foto: Instagram)

Ndërkaq, Keisi përmes një postimi tjetër i kujtoi Stresit momentin kur u kap në hotel me një tjetër femër, edhe pse ishte i martuar.

“Imagjino ç’bëhet për një djalë imagjinar që nuk është parë me sy, bëhet dhe lajm portalesh mundësisht. Ndërkohë të tjerët që janë të martuar kapen në hotele me femër tjetër dhe prapë nuk dalin me shpirt të shëmtuar. Hajde botë hajde. Gjithsesi, gjithsecili e tregon veten në fund”, tha ajo. /Telegrafi/

stresi 118594223 304784610813994 5609661697810756616 n 1 Stresi (Foto: Instagram)