LAJMI I FUNDIT:

Pas ndalimit të hyrjes së patriarkut Porforije në Kosovë, Hill shpreson që situata të tilla të mos përsëriten

Pas ndalimit të hyrjes së patriarkut Porforije në Kosovë, Hill shpreson që situata të tilla të mos përsëriten

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka folur lidhur me ndalimin e patriarkut Porfirije për të hyrë në Kosovë, duke thënë se është e rëndësishme që komuniteti serb të ketë mundësi ta shohë Patriarkun dhe ai shpreson se situata të tilla të mos përsëriten.

Sipas Hillit, askush në bashkësinë ndërkombëtare nuk do ta kundërshtonte të drejtën e patriarkut për të hyrë në Kosovë. E konsideron si diçka themelore për liritë fetare.

“Para së gjithash, mendoj se është e rëndësishme që komuniteti serb të mund ta shohë patriarkun. Mendoj se kjo është diçka themelore – për liritë fetare atje. Nuk besoj se do të gjeni dikë në bashkësinë ndërkombëtare që kundërshton të drejtën e tij për të hyrë në Kosovë dhe për t’u takuar me besimtarët. Ky është qëndrimi ynë dhe shpresoj që kjo të mos ndodhë më”, tha ambasadori Hill për Nova.rs, transmeton Telegrafi.


Patriarkut Porfirije iu ndalua hyrja në Kosovës të hënën. Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës i vuri kushte patriarkut për të hyrë në vend. I kërkoi që të dënojë apo distancohet nga “veprimet e pjesëtarëve të Kishës që po u ofrojnë përkrahje grupeve kriminale në veri të Kosovës” të cilët janë “përgjegjës për barrikadat” e ngritura në veri të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori