Pas cilës moshë duhet t’i kushtojmë kujdes të veçantë lëkurës, flet dermatologia Krasniqi

Dermatologia Dafina Krasniqi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka treguar se si duhet t’i kushtojmë rëndësi mirëmbajtjes së lëkurës.
Krasniqi ka treguar për maskat që mund t’i aplikojmë në fytyrë, ka folur për rëndësinë e pastrimit të duhur të fytyrës, trajtimet e çështje tjera.
“Prej moshës 10 vjeçare po fillon tash puberteti dhe rrjedhimisht po fillojnë edhe aknet nga kjo moshë. Nga kjo moshë duhet të kemi kujdes për lëkurën sepse fëmijët mund të fillojnë të kenë akne”, tha ajo.
Tutje, doktoresha duke folur për kujdesin ndaj lëkurës së fytyrës, tha se kujdesi dhe vëmendja e veçantë ndaj lëkurës duhet të jetë nga mosha 25 vjeçare pasi nga kjo moshë fillon të bie kolagjeni.
Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga kompania Muqa Solar. /Telegrafi/

















































