LAJMI I FUNDIT:

Pas 32 viteve pritje, Young Boys Bern merr titullin e kampionit në Zvicër

Pas 32 viteve pritje, Young Boys Bern merr titullin e kampionit në Zvicër

Skuadra nga kryeqyteti zviceran Bern, Young Boys më në fund ka ndalur dominimin e Baselit në Zvicër.

Baseli kishte marrë titullin e kampionit në Zvicër tetë vite radhazi duke qenë pa konkurrencë.

Këtë edicion, Young Boys ishte skuadër shumë më e mirë duke marrë deri më tani 23 fitore, gjashtë barazime dhe tri disfata.


Katër javë para fundit të kampionatit, verdhezinjtë festuan titullin e kampionit pas fitores dramatike ndaj Luzernit 2-1.

Festa e lojtarëve në zhveshtore. (Foto: BSC Young Boys/ Twitter)

Në stadium ishin mbledhur 31 mijë tifoz por Luzerni i befasoi duke kaluar në epërsi me golin e Schneuwly.

Guillerme Hoarau barazoi nga penalltia, ndërsa Luzerni humbi penalltinë në minutën e 76-të me Gvilian.

Lojtarët duke festuar para tifozëve të tyre (Foto: BSC Young Boys/ Twitter)

Golin e fitores dhe të titullit Young Boysit ia solli sulmuesi kamerunas Nsame një minutë para fundit të ndeshjes.

Me të përfunduar takimi tifozët vërshuan fushën dhe festuan si të çmendur titullin e kampionit.

Festa e portierit Marco Wolfli. (Foto: BSC Young Boys/ Twitter)

Ky titull për Young Boysin ishte i 12-ti në histori të klubit, ndërsa ka ardhur pas 32 viteve pritje.

Përveç titullit të kampionit, YB mund ta fitojë edhe Kupën e shtetit pasi është në finale me Zurichun. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Liga e Parë
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

La Liga
Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

La Liga
Atmosferë e jashtëzakonshme në Prizren në derbin e madh kosovar

Atmosferë e jashtëzakonshme në Prizren në derbin e madh kosovar

Liga e Parë
Man City ‘i plagosur’ pret Liverpoolin në formë – formacionet zyrtare të derbit anglez

Man City ‘i plagosur’ pret Liverpoolin në formë – formacionet zyrtare të derbit anglez

Premier League
Kalo në kategori