Chelsea ka shkarkuar shefin kryesor në Cobham, Jason Griffin pas 30 vitesh në klub. Blutë ndërprenë kontratën edhe me djalin e Griffin dhe asistentin Reisse.
Por, nuk kishte asnjë arsye zyrtare të dhënë nga gjigantët e Londrës Perëndimore për largimet e tyre të papritura.
Daily Mail raporton se klubi nuk do të komentojë për çështjet që kanë të bëjnë me personelin.
Griffin u bë njeriu kryesor i terrenit stërvitor të Chelseat në vitin 2003 dhe drejtoi ekipin e madh që mbikëqyrte fushat e lojës dhe stërvitjes në Stamford Bridge, terrenin stërvitor Cobham dhe Kingsmeadoë, ku luajnë ekipet e grave dhe të lojtarëve të akademisë.
Largimi i Griffin së bashku me Reisse është ndryshimi i fundit i madh i anëtarëve kryesorë të stafit që kur Todd Boehly bleu klubin për pesë miliardë euro.
Ndryshime kanë ndodhur edhe në nivel bordi, stafi stërvitor, taktik dhe mjekësor në dhjetë muajt e fundit. /Telegrafi/