LAJMI I FUNDIT:

Partitë në Maqedoni “heshtin” për financat nga buxheti i shtetit

Partitë në Maqedoni “heshtin” për financat nga buxheti i shtetit

Rishikimi i buxhetit shkurtoi mjetet për disa institucione dhe veprimtari por jo edhe financimin e partive politike. Zëvendësministrja e Financave Shirete Elezi deklaroi se kompetente për çështjen e financimit të partive është Ministria e Drejtësisë, por, si parti, nuk u përgjigj nëse BDI-ja ka qenë e gatshme të mbështesë shkurtimin e këtyre mjeteve.

“Çdo kursim të cilin do të arrijmë ta bëjmë edhe me përfundimin e zgjedhjeve, sigurisht do të ketë bashkëpunim nga ana e KSHZ-së, nga institucionet e duhura, ne do t’i shfrytëzojmë përsëri për t’i ridestinuar për ekonominë vendore”, deklaroi Shirete Elezi, BDI.

Nga LSDM thotë se financimi i partive nuk u ndërpre për shkak të mungesës së konsensusit.


“Kishte kërkesë të tillë për zvogëlimin ose heqjen e plotë të të njëjtave, por nuk u gjet konsensus, gjithsesi Qeveria është organ kolektiv i vendimit dhe si i tillë përmes konsensusit sillen vendime”, pohoi Fatmir Bytyqi, LSDM.

OBRM-PDUKM-ja është e gatshme të heqë dorë nga mjetet e buxhetit por nuk është e sigurt se ku do të përfundonin ato mjete.

Gjendja e jashtëzakonshme keqpërdoret jo për shëndetin e qytetarëve por për sjelljen e dispozitave me forcë ligjore që të miratohen pakot buxhetore për ryshfet të cilat Zaev i quan ndihmë në prag të zgjedhjeve të mundshme- pohoi Naum Stoillkovski, OBRM-PDUKM.

Sipas Ligjit për financim të partive politike, nga buxheti i shtetit partitë çdo vit marrin nga 4.5 deri 5 milion euro, respektivisht 0.15% të buxhetit. Në vitet kur ka zgjedhje, partitë marrin mjete buxhetore shtesë edhe për financimin e fushatave zgjedhore./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Kalo në kategori