LAJMI I FUNDIT:

Partitë i filluan bisedimet me Baily, pritet konstruktivitet

Partitë i filluan bisedimet me Baily, pritet konstruktivitet

Negociatat e palëve nënshkruese të Përzhinos sapo kanë filluar në Klubin e deputetëve së bashku me ambasadorin amerikan Jess Bailey, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sot pritet që negociatat të jenë konstruktive. Nëse sot ose nesër arrihet marrëveshje, zgjedhjet mund të mbahen më 11 dhjetor.

Radmilla Shekerinska e LSDM-së tha se OBRM-PDUKM ikë nga zgjedhjet e drejta, kurse Nikolla Todorov nga OBRM-PDUKM beson se deri tani partia e tij ka bërë lëshime.


Palët nuk largohen nga pikëpamjet e tyre. Do të diskutohet për mandatin e qeverisë së përkohshme dhe kompetencat e Ministrit të Brendshëm.
Dje pasi mbaruan bisedimet maratonike, ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni tha: “Nuk mund të konfirmoj se ka marrëveshje, por mund të them se në tryezë ka një propozim të ri interesant. Siç thash edhe të premten, kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për vendin, për BE dhe për ShBA. Partitë do ta shqyrtojnë këtë mundësi dhe do të vazhdojmë nesër”, deklaroi dje para mediave, Baily./Telegrafi/

Vazhdojnë bisedimet për tejkalimin e krizës, ide e re interesante në tavolinë
Lexo po ashtu Vazhdojnë bisedimet për tejkalimin e krizës, ide e re interesante në tavolinë