Sondazhet e shumta për zgjedhjet e 25 prillit, serioze shumica prej tyre sa i takon reputacionit të kompanive të kontraktuara për t’i realizuar, kanë të përbashkët një të dhënë: përqindjen e lartë të zgjedhësve që nuk kanë vendosur akoma për cilën parti do të votojnë. Përqindje që shkon nga pesëmbëdhjetë deri në njëzet për qind. Madje, ka kompani që këtë përqindje e çojnë edhe më tej.
Të pavendosurit nuk duhen ngatërruar me abstenuesit. Këta të fundit nuk shkojnë në zgjedhje. Kurse të parët duan të shkojnë, por nuk e kanë ndarë mendjen ku ta çojnë votën. Praktikisht, nga pikëpamja e numrave ata janë “partia” e tretë në vend. Nuk kujtoj të kenë kanë qenë ndonjëherë aq shumë sa kësaj radhe. Fotografia paraelektorale e preferencave tregon qartë se ata përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve.
Po çfarë përfaqësojnë të pavendosurit? Pse janë të pavendosur? Cili është profili i tyre politik? Janë ekstremistë, janë të moderuar, janë sqimatarë, janë brutalë, janë të menduar, janë të revoltuar, janë të punësuar, janë të papunë, janë të mirëshkolluar, janë të keqshkolluar…? Çfarë kërkojnë nga politika dhe nga partitë? Si mund të motivohen për t’i nxjerrë nga pavendosmëria, për t’i bërë për vete, për t’u marrë votën?
Të gjitha këto e të tjera të ngjashme janë çështje për t’u studiuar e ditur nga shtabet politike-elektorale të partive, nga zyrat dhe shoqatat e specializuara të analizës që veprojnë pranë tyre në rolin e think-tank-ut. E gjithë kjo në funksion të vendimeve, qasjeve, sjelljeve dhe përgjigjeve të kënaqshme të drejtuesve politikë, që do t’i tërhiqnin nga vetja këta zgjedhës, do t’i motivonin të shkonin për t’u shprehur në kutitë e votimit.
Presupozohet dhe besohet se zyrat elektorale të partive dhe kandidatëve të tyre për deputetë i kanë në vëmendje të pavendosurit, dinë me shumë për natyrën e tyre dhe kanë strategji për t’u bërë të pëlqyeshëm prej tyre.
Logjikisht, shumica dërmuese e tyre e kanë zgjidhur njërën gjymtyrë të mëdyshjes. Atë se për kë nuk duhet të votojnë. Ata nuk votojnë qeverinë. Qeveria ka rreth tetë vjet në detyrë. Njerëzit kanë pasur plot kohë të ndajnë mendjen ta votojnë përsëri apo të mos e votojnë. Kush është me të, është me të tashmë. Shumë pak votues mund të shtojë qeveria nga radhët e të pavendosurve në javët e mbetura deri në zgjedhje.
Ndërsa e kanë të qartë, pra, për kë nuk duhet të votojnë, shumica e të pavendosurve po mendohen kë të votojnë. Ata i kanë sytë nga opozita, por kanë hezitime dhe pikëpyetje të ndryshme, të cilat i ballafaqojnë në dinamikë me propozimet programore, me ekipet, me kandidatët, me qëndrimet ndaj çështjeve madhore që Shqipëria i ndan dhe i shërben me partnerët amerikanë dhe europianë siç janë euroatlantizmi, Reforma në Drejtësi, e tjerë.
Amerikanët dhe evropianët nuk ndërhyjnë në zgjedhje përtej angazhimit për zhvillimin e tyre në përputhje me standardet demokratike. Zgjedhjet janë vërtet dita e popullit sovran. Edhe sikur populli të jetë i prirur të marrë një vendim që do të rezultojë i gabuar për tërësinë e interesave të tij, partnerët respektojnë zgjedhjen e lirë. Ky është një princip themelor i demokracisë. Por njerëzit e një vendi si Shqipëria, që i ka jetike dhe strategjike marrëdhëniet me SHBA dhe BE, gjithnjë kanë mundësi të krijojnë një mendim të drejtë në lidhje me atë se çfarë presin këta partnerë. Shfaqja në çdolloj forme, në rreshta apo midis rreshtave, në kandidime apo moskandidime e qëndrimeve që kanë në përmbajtjen e tyre një frymë antiamerikanë apo anti-evropiane, nuk bën për vete votues të pavendosur. Madje, rrezikon të largojë prej atyre që e kanë bërë zgjedhjen.
Në vartësi të analizës për pikëpyetjet, hezitimet, natyrën dhe pritshmëritë e të pavendosurve, PD, LSI dhe subjektet e tjera opozitare duhet të marrin vendime, të kalibrojnë qëndrime dhe sjellje. Analiza logjike të thotë se në tërësi ata janë votues të zonës gri ose të moderuar, që motivohen nga argumentimi i qëndrimeve dhe propozimeve. E themi këtë duke pasur parasysh faktin se opozita ka konsumuar dy vendime ekstreme vitet e fundit, siç janë djegia e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve vendore. Ajo ka organizuar ndërkaq një mori protestash përballë Kryeministrisë dhe Kuvendit të Shqipërisë. Zgjedhësit që kanë mirëpritur e duartrokitur vendimet e lartpërmendura nuk kanë pse të jenë të pavendosur. Ndaj them se forca e arsyes dhe komponentja intelektuale janë lakmusi opozitar numër një për tërheqjen e të pavendosurve. Ata janë një rezervë potenciale votash për PD-në dhe opozitën. Llogaritë duhen bërë me ta. Kush fiton të pavendosurit, fiton zgjedhjet. /Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Përfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/10komuna-780x439.jpg)
Përfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare
![Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eiron-veliaj-780x439.jpg)
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haradinaj_kurti-780x439-1-780x439-1.png)
Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti "hajvan" i shkon vetëm atij
![Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-6-780x439.png)
Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë
![Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476500682_594419616732489_5834864377079471635_n-e1739193450181-780x439.jpg)
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe