Listës së partive të cilat kanë dorëzuar listë kandidatësh për depuntet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 5 qershorit, i është shtuar edhe Partia Social-Demokrate e Maqedonisë (PSDM) e Branko Janevskit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këtë lajm e bën të ditur portali PlusInfo, nga burime brenda KSHZ-së.


Janevski u bë ''i njohur'' me listë kandidatësh të cilët kanë emra të ngjashëm me atë të liderëve të LSDM-së në zgjedhjet e vitit 2006./Telegrafi/