Dhoma e Poshtme e parlamentit britanik e miratoi me shumicë të madhe marrëveshjen e negociuar të tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian. Deputetët hapën rrugën për një zbatim të përkohshëm të traktatit nga 1 janari.
521 deputetë votuan për të, 73 kundër. Përfaqësuesit e popullit hapën rrugën që Britania e Madhe të dalë nga tregu i brendshëm i përbashkët me BE-në më 1 janar.
Kryeministri Boris Johnson ia paraqiti parlamentit ligjin mbi marrëveshjen tregtare pas BREXIT-it, të cilin Dhoma e Sipërme do të miratojë më vonë. Mbi këtë bazë, marrëveshja mund të zbatohet përkohësisht nga 1 janari, ndonëse Parlamenti i BE-së nuk e ka dhënë ende miratimin e tij.
Johnsoni tha në debatin e Dhomës së Poshtme se vendi i tij do të mbetet “një fqinj mik, miku më i mirë dhe aleat” për BE-në. Londra dhe Brukseli “do të bashkëpunojnë ngushtë, sa herë përkojnë vlerat dhe interesat tona”.
Keir Starmer, udhëheqësi i opozitës i partisë së Punës, u kishte kërkuar deputetëve të partisë së tij ta miratonin marrëveshjen. Starmer tha se marrëveshja është “e varfër”. Por teksti i saj është “më mirë se pa marrëveshje fare”.
Pas një beteje të gjatë, të dyja palët ranë dakord për marrëveshjen në 24 dhjetor. Ajo rregullon çështje të shumta tregtare dhe doganore në mënyrë që të parandalojë kaosin në marrëdhëniet e ardhshme ekonomike. Nuk ka më kohë të mjaftueshme deri në fund të vitit për një proces të rregullt ratifikimi. Prandaj, rregullat e pajtuara do të zbatohen përkohësisht deri të paktën 28 shkurt.
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel e nënshkruan marrëveshjen e tregtisë disa orë para votimit në Dhomën e Poshtme të parlamentit britanik.
Ata e nënshkruan kontratën në një ceremoni të shkurtër.
“Ishte një rrugë e gjatë. Tani është koha të lëmë pas BREXIT-in. E ardhmja jonë ndërtohet në Evropë”, tha von der Leyen në Twitter. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit