LAJMI I FUNDIT:

Parku i ndarjes: Ku mbeti liria e lëvizjes?

Parku i ndarjes: Ku mbeti liria e lëvizjes?

Në momentin që tanket franceze ishin vendosur mbi urë dhe i kishin kthyer tytat nga jugu, shqiptarët e pjesës veriore ia kishin shprehur njëri-tjetrit drojën se qyteti do të ndahej.

Dhe shqetësimet ishin vërtetuar brenda pak ditësh. Shtrati i Ibrit do të shndërrohej në kufi në zemër të qytetit të minatorëve, shkruan Koha Ditore.

“Si erdhën francezët dhe i kthyen grykat e tankeve nga jugu, e kemi ditur se nuk na presin ditë të mira”, thekson një burrë shqiptar, që nuk dëshiron të identifikohet pasi ende jeton në njërin prej rrokaqiejve matanë lumit në veri.


“O vëlla, po kush na ka vetë neve, po kush jemi na me na vetë për ndarjen e bashkimin”, shton burri në mes të gjashtëdhjetave, teksa shëtitet me dy shokë në anën jugore ndanë lumit.

“Po liria e lëvizjes?”

Jo fort larg tyre, në ballin e bardhë të këmbës së majtë të urës, ende nuk është shlyer porosia kryesore anglisht “Na trajtoni drejt”. Poshtë saj vajza mban sloganin: “Dua të studioj jashtë vendit, por ku po mbetet liria ime e lëvizjes?”.

Tre shokët – dy prej të cilëve kanë shitur banesat në Veri – kanë mirëpritur të mërkurën lajmin se Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Por na nuk po guxojmë me shku fort thellë përtej urës ku i kemi pas shpijat tona”, thekson njëri prej tyre, duke hedhur shikimin përtej Ibrit.

Në trend Lajme

Më shumë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori