LAJMI I FUNDIT:

Parisi, Berlini dhe Roma kundër ndarjes së procesit të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë

Parisi, Berlini dhe Roma kundër ndarjes së procesit të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë

Ministrat e jashtëm të BE pritet që në çdo moment të fillojnë raundin e dytë për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por vështirë se dikush beson se vendimi do të merret sot, informon AIM.

Propozimi i fundit për ndarjen e të dyja vendeve dhe fillimin e negociatave së pari me Maqedoninë e Veriut kundërshtohet nga tre vendet Franca, Gjermania dhe Italia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Franca kundërshton çdo zgjerim të ri përpara bisedimeve për reformat, ndërsa Gjermania dhe Italia kanë frikë se nëse fillojnë negociatat vetëm me Maqedoninë e Veriut, Shqipëria do të “mbetet” përgjithmonë në dhomën e pritjes së BE-së, thonë diplomatët e vendeve anëtare të BE-së për AIM-në.


Holanda, sipas tyre, nuk e kundërshton ndarjen nga Shqipëria, pasi Haga duhet të ndjekë vendimin e Parlamentit Holandez, i cili e konsideron Shkupin gati për negociata, ndërsa Tiranën jo.

Finlanda ofron ndarjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë
Lexo po ashtu Finlanda ofron ndarjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Diplomatët në Luksemburg shpjegojnë se edhe nëse arrihet një kompromis për një ndarje të mundshme të të dyja vendeve, ka pak shanse që kjo të bëhet sot./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Lajme
​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori