Leandro Paredes pritet të rikthehet në kampionatin italian Serie A.

Mesfushori argjentinas që aktiviozhet në Rusi me Zenitin, ka shprehur dëshirë për tu rikthyer në Itali.


24-vjeçari iu bashkua Zenitit në verën e vitit 2017 për 23 milionë euro nga Roma.

Por për ta rikthyer në Itali mesfushorin, është duke insistuar skuadra e Milanit.

GettyImages 1019518486 (Photo by Epsilon/Getty Images

Corriere dello Sport shkruan se kontaktet mes palëve kanë nisur dhe ky transferim mund të ndodh qysh në janar.

Paredes shihet si objektivi kryesor i Milanit për mesfushën dhe trajneri Gattuso e pëlqen shumë lojtarin.

Për ta bindur Zenitin të heqë dorë nga ylli i tyre, Milan ka gati 30 milionë euro plus pesë të tjera në formë bonusesh.

Problemi i vetëm qëndron tek paga e lojtarit e cila është rreth pesë milionë euro te Zeniti.

Në anën tjetër, Milan deri më tani është e gatshme t’i ofrojë pagë prej katër milionë euro neto në stinor.

Për reprezentuesin argjentinas interesim kanë shprehur edhe skuadrat angleze Arsenal dhe Tottenham Hotspur. /Telegrafi/

telegrafi sport app