Parashikimi i kohës së saktë të një tërmeti të madh është praktikisht i pamundur. Por studiuesit kanë zbuluar tani, se disa muaj para tërmetesh katastrofike ndodhin lëvizje të çuditshme të tokës.
Studiuesit e Qendrës për Studime Sizmiologjike në Pocdam (GFZ) kanë konstatuar së fundi një ngjashmëri interesante lidhur me dy nga tërmetet më të mëdhenj të viteve të fundit.
Fjala është për dy tërmete, njëri Japoni tjetri në Kili, të cilët bëjnë pjesë ndër 10 tërmetet më të fuqishëm të matur ndonjëherë.
Tërmeti Tohoku-oki i vitit 2011 në brigjet japoneze me fuqi 9.0 ballë sipas shkallës Richter ishte tërmeti i katërt më i fortë në 100 vitet e fundit.
Ai shkaktoi edhe një cunami shkatërrues, prej të cilit vdiqën më shumë se 15.500 vetë dhe u shkatërrua edhe termocentrali Fukushima.
Kurse tërmeti i vitit 2010 në brigjet e rajonit Maule në Kili renditet i gjashti në këtë listë.
Tani studiuesit e e GFZ-së, së bashku me kolegë nga Kili dhe SHBA, kanë konstatuar ngjashmëri të habitshme mes dy tërmeteve.
Disa muajt para tërmetit kanë ndodhur lëvizje dhe zhvendosje të çuditshme dhe të shumëfishta toke – fjala është për lëvizje jashtëzakonisht të ngadalta të pllakës kontinentale.
Spostim i stacioneve satelitorë tokësorë
Një ekip sizmologësh dhe gjeologësh analizuan lëvizjet e stacioneve tokësore të Sistemit Global të Navigimit Satelitor GNSS.
Në fakt këto stacione tokësore shërbejnë për të regjistruar sa më saktë që të jetë e mundur pozicionin e satelitëve që rrethojnë tokën në një orbitë eliptike.
Por procesi i matjes mund të përdoret si masë reference për pozicionin e stacioneve tokësore, dhe kjo mund të përcaktohet me një saktësi mahnitëse prej disa milimetrash, thotë në një intervistë me Deutsche Wellen gjeofizikanti Jonathan Bedford.
Bedford dhe kolegët e tij vunë re një spostim të stacioneve tokësore në Japoni dhe në Kili për një periudhë pesëvjeçare para dy tërmeteve.
Ata vunë re, se pllaka kontinentale në të cilën ndodhen stacionet tokësore kishte pësuar spostim: në rastin e Japonisë gjatë pesë muajve të fundit para tërmetit dhe në rastin e Kilit shtatë muaj para tij.
Pllakat tektonike lëkunden para tërmeteve të mëdhenj
Në kufijtë e pllakave, pra atyre oqeanike dhe atyre kontinentale ndodhin lëvizje dhe pllakat oqeanike rrëshqasin nën pllakat kontinentale, krijojnë hendekë nënujorë dhe shkaktojnë lëkundje.
Lëvizjet e shkaktuara në kufijtë e pllakave nuk janë shumë të dukshme: ato shkojnë vetëm katër deri tetë milimetra, thotë Bedford.
Por ato janë akoma më domethënëse, sepse shpejtësia relative e lëvizjes së vetë pllakave është vetëm disa centimetra në vit dhe zona ku studiuesit e vëzhguan fenomenin ka një shtrihej prej mijëra kilometrash përgjatë kufijve të pllakave.
Jo të përshtatshme si sistem paralajmërimi i hershëm
Deri tani sizmologët mund të thonë me siguri se në këtë apo atë rajon të caktuar të botës tërmetet janë më të mundshme që të ndodhin. Po ata nuk mund të thonë saktësisht se, kur do të ndodhin këto tërmete.
Edhe nga lëvizjet e pllakave kontinentale dhe oqeanike që po analizohen tani shpesh është e mundur të parashikohet për shembull, që një shekull pas një tërmeti të rëndë në një rajon, aty do të ndodhë përsëri një tërmet i fortë. Por në fund të fundit tërmeti mund të ndodhë edhe pas 80, 150 ose 200 vjetësh.
Bedford thotë se “Lëvizjet e vëzhguara në studim jo domosdoshmërisht duhet të konsiderohen si sinjalet pararendëse të një tërmeti të madh”.
Për këtë nevojiten më shumë hulumtime.
Sipas tij njerëzit që banojnë në zona të njohura për tërmete duhet të llogarisin gjithmonë se mund të bien të tillë – madje edhe tërmete të rënda.
“Publiku i gjerë duhet të jetë i përgatitur në çdo kohë”, tha studiuesi i tërmeteve. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Bashkimi Evropian me samit të jashtëzakonshëm lidhur me Ukrainën dhe sigurinë evropiane

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD – pasi Weidel thotë se duart e saj janë ‘zgjatur’ për t’u bashkuar me një qeveri

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri