Parashikimi i motit për sot

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot nëpër disa territore të caktuara të vendit do të ketë reshje bore të intensitetit mesatar.
Në njoftim thuhet se mëngjeset do të jenë me ngrica të cilat do ta vështirësojnë zhvillimin normal të komunikacionit
“Temperaturat minimale do të zbresin deri -7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të ngjiten deri në 7 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlerat e normales duke krijuar kushte edhe për mjegull. Mëngjeset do të jenë me ngrica të cilat do ta vështirësojnë zhvillimin normal të komunikacionit”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, gjatë ditëve tjera të kësaj javës nuk parashikohet të ketë reshje bore. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/01/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































