LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Java fillon me mot të paqëndrueshëm, rreze dielli dhe vranësira të cilat gjatë ditës nuk do të jenë stabile, duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të vazhdoj deri ditën e mërkurë apo të enjten. Në vise malore do të ketë rënie të dukshme të vlerave të temperaturave maksimale.

Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-27 gradë Celsius.


Këto temperatura mbeten të larta për 3-4 gradë Celsius mbi mesataret e muajit tetor.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-19m/s. /Telegrafi/