Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të hënën do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

SHMU njofton se moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë kryesisht në relievet kodrinore - malore të territorit.


Në relievet kodrinore - malore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal e në relievet e larta malore në mënyrë të izoluar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 2-7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 8-10 m/s.

Deti - Valëzimi forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/