Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se fundjava në Kosovë do të jetë me mot me diell dhe vranësira.

IHK njofton se për të shtunën parashikohet mot me diell dhe vranësira të shpërndara .


Temperaturat minimale do të lëvizin -1 deri 1 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 7 deri në 10 gradë.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5/s.

Ndërkaq, IHK për të dielën ka parashikuar mot të vranët dhe intervale me diell.

Temperaturat minimale nga -1 deri 1 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 9-12 gradë Celsius.

Era, nga drejtimi i verilindjes, e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/