LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Zonat e ulëta dhe bregdetare do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta por me vranësira më të dendura do të paraqitet situata e motit për zonat veriore dhe veriperëndimore duke rrezikuar shira të karakterit lokal.

Parashikohet që pasditja do të vijojë me të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që i gjithë vendi të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Gjatë orëve të vona të natës priten shtim i vranësirave duke gjeneruar shira në veri dhe qendër, por shirat do të jenë në sasi të pakta.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat e mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie me 2 – 3 gradë të tyre.


Era do të vijojë të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor, kjo do të bëjë që në Adriatik dhe Jon dallgëzimi të arrijë deri në 1 ballë. /Telegrafi/