LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i analistëve politikë për zgjedhjet në komunat veriore

Parashikimi i analistëve politikë për zgjedhjet në komunat veriore

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur dje zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në katër komunat veriore, Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Por, analistët politikë e vënë në pikëpyetje realizimin e suksesshëm të këtyre zgjedhjeve.

Presidenti shpall zgjedhjet për kryetarë në katër komunat veriore
Lexo po ashtu Presidenti shpall zgjedhjet për kryetarë në katër komunat veriore

Ata, thonë se se nëse zgjedhjet dështojnë, atëherë do vihet në pikëpyetje funksionimi i shtetit të Kosovës në pjesën veriore.

Njohësi i çështjeve politike, Haki Abazi për Telegrafin pohoi se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë gjithmonë lojëra me pjesën veriore të Kosovës. Dhe, që ai gjithmonë i ka penguar qytetarët që të kthehen në veri, kështu duke bërë ndarjen e Kosovës që 20 vite pas luftës.


“Hashim Thaçi ka histori me veriun, ai menjëherë pas luftës ka penguar  qytetarët që të kthehen në veri duke e bërë ndarjen realitet, 20 vite pas luftës veriu i Kosovës ka qenë terreni ku ka luajtur Hashim Thaçi, por, gjithmonë ka dalë humbës dhe asnjëherë nuk ka arritur që të realizojë as premtimin minimal atë të hapjes së urës mbi lumin Ibër. Në fakt është e çuditshme sikur të jetë i shtyre dhe i detyruar që të mbajë krizën gjallë dhe të dëshmojë që Kosova nuk ka kontroll të plotë në këtë territor për të krijuar realitete të reja”, tha Haki Abazi për Telegrafin.

Mes tjerash, analisti tha që me vendimin për  shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore, presidenti Thaçi është duke përgatitur ndonjë skenar.

“Thaçi me zgjedhje është duke përgatitur një ‘penallti’ të re Vuçiqit dhe njerëzve të tij që kanë sabotuar në vazhdimësi ushtrimin e funksioneve shtetërore. Thaçi, i cili deri pak para kohë ishte bërë nikoqir i ideve për ndarje dhe shkëmbim territoresh dhe popullatë, tani po manovron me ide për të treguar se është faktor. Fuqia e tij për të kryer punë në terren është e vdekur, ai mund të mbijetojë politikisht vetëm duke e dëmtuar Kosovën, dhe duke bërë pazare të cilat e bëjnë të duket faktor por në fakt këtë e kanë kuptuar të gjithë përfshirë edhe faktorët ndërkombëtarë”, është shprehur Abazi në një prononcim për Telegrafin.

Analisti tjetër politik, Nexhmedin Spahiu shprehu disa dyshime rreth realizimit të suksesshëm të zgjedhjeve të jashtëzakonshme  në Komunat veriore.

“Ligjërisht presidenti, Hashim Thaçi ka qenë i obliguar që të i shpallë këto zgjedhje në këto komuna, por në anën tjetër shtrohet pyetja se sa mund të kenë suksese këto zgjedhje. Informacionet që i kam unë thonë se nuk ka parti të gatshme për të marrë pjesë në këto zgjedhje nëse Lista Serbe i bojkoton. Në rast se do të dështonin zgjedhjet e shpallura nga presidenti atëherë vihet në pikëpyetje funksionimi i shtetit në këtë pjesë. Do të ishte shumë keq për Kosovën”, ka thënë Spahiu në një deklaratë për Telegrafin.

Spahiu, tha që do të ishte mirë që strukturat e shtetit të angazhohen që këto zgjedhje në komunat veriore të përfundojnë me sukses.

“Shpresoj që deri në ditën e zgjedhjeve, strukturat e shtetit të angazhohen dhe të gjejnë partner që këto zgjedhje të kryhen me sukses”, u shpreh ai.

Shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore nga presidenti Hashim Thaçi, analisti politik Mazllum Baraliu e vlerësoi si veprim të duhur.

“Një veprim kushtetues që është në kompetence të presidentit e që është dashtë të ndodhë edhe më parë e të mos pritet kaq gjatë. Por, ai nuk i trajtoi me seriozitet të duhur këto dorëheqje të katër kryetarëve. Është hap i mirë që e ka marrë presidenti, sepse afati i fundit ka qenë në maj dhe jashtë atij afati do të ishte shkelje e Kushtetutës”, deklaroi Mazllum Baraliu për Telegrafin.

Baraliu në fund tha, që tash mund të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme pas funksionalizimit të KQZ-së.

Ndërsa, sa iu përket konsultimeve që Lista Serbe pritet të i bëjë me përfaqësuesit e shtetit të Serbisë për zgjedhjet në veri, analisti Ramush Tahiri i cilësoi si të rregullta.

“Konsultimet e Listës Serbe me udhëheqjen në Beograd janë të rregullta. Kjo parti politike e serbëve që i ka fituar zgjedhjet në komuna, deklarohet që e mbron interesin serb dhe të Serbisë në Kosovë. Me decentralizim në katër komunat veriore të Kosovës, kryetarët gjithmonë do të jenë të komunitetit serb edhe nëse popullata apo partitë politike i bojkotojnë zgjedhjet. Atëherë zgjedhjet duhet te përsëriten derisa të krijohet legjitimiteti i ri që i bënë zgjedhjet e pranueshme”, ka thënë Ramush Tahiri në deklaratën e dhënë për Telegrafin.

Theksojmë që Kryetari i Zubin Potokut, Stevan Vuloviq, ai i Zveçanit, Vuçina Jankoviq, kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, kanë dhënë dorëheqje që pesë muaj nga postet e tyre.

Kryetarët e komunave veriore dorëzuan dorëheqjen duke i referuar Kosovës me “Kosovë e Metohi”
Lexo po ashtu Kryetarët e komunave veriore dorëzuan dorëheqjen duke i referuar Kosovës me “Kosovë e Metohi”

Dorëheqjet e katër kryetarëve ndodhën pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, për vendosjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë dhe atyre të Bosnjës e Hercegovinës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori