Është radha për magjinë, është radha për kulmin e futbollit atraktiv evropian në tempullin mitik që përfaqëson këtë frymë më së miri - Barcelona me Lionel Messin presin Romën që vjen drejt nga Koloseumi në tentim për të shkruar historinë. Vendi: Camp Nou, BarcelonëKoha: E mërkurë, 4 prill, 20:45

GettyImages 632116868


Lajmet rreth ekipeveBarcelona

Lionel Messi tejkaloi lëndimin e tij në kofshë dhe u paraqit në barazimin 2-2 ndaj Sevillas të shtunën e do të startojë ndaj Romës.

Sergio Busquets, Lucas Digne dhe Sergi Samper janë të gjithë në dyshim për skuadrën vendase, teksa Philippe Coutinho nuk është në listë për Ligën e Kampionëve.

Sergio Roberto është një karton larg një suspendimi.

Roma

Radja Nainggolan pritet që të mungojë ndaj BArcelonës pasi u largua herët nga barazimi ndaj Bolognas të martën. Ai i bashkohet Rick Karsdorpit në zonën e trajtimeve mjekësore.

Cengiz Under dhe Edin Dzeko do të kthehen në formacion nga minuta e parë pasi ishin në stol në fundjavë.

Diego Perotti dhe Kostas Manolas do të suspendohen nëse ndëshkohen.

GettyImages 868719080

Top lojtarët

shaqiri ronaldo 1 3

Fakte

Barcelona s'ka pranuar gol në shtatë nga nëntë ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Barcelona është e pamposhtur në nëntë ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Samuel Umtiti Barcelona e1522654830160

Analiza

Barcelona është e pamposhtur në shtëpi këtë sezon. Katalanasit kanë mbajtur 10 herë portën të pa prekur në 12 ndeshje zyrtare në Camp Nou.

Roma është e pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit dhe ka mposhtur Napolin e Shakhtarin gjatë kësaj periudhë.

Barcelona ka mposhtur Romën 6-1 herën e fundit kur këto dy skuadra janë përballur e një paraqitje e tillë dominuese nga Barca pritet sërish. Roma do ta ketë të vështirë ta gjejë golin.

Parashikimi: Barcelona 3-1 Roma

telegrafi sport app