LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërohet ulje e prodhimit të naftës

Paralajmërohet ulje e prodhimit të naftës

Rusia njofton se do të reduktojë gradualisht prodhimin e naftës dhe se në fazën fillestare prodhimi do të reduktohet me të paktën 50 mijë fuçi në ditë.

Sipas marrëveshjes së arritur brenda Organizatës të Prodhuesve dhe Eksportuesve të Naftës (OPEC), këto reduktime janë të arsyeshme.

“Plani i reduktimit të prodhimit të naftës tashmë është gati dhe presim zbatimin e tij nga janari i vitit të ardhshëm”, tha ministri rus i Energjisë, Aleksandar Novak, përcjell Telegrafi.


Pas takimit të OPEC-ut, Novak tha se vendi i tij në muajin tetor realizoi prodhim prej 11.4 milionë fuçi naftë të papërpunuar, kurse planifikon reduktimin e prodhimit me të paktën 2 për qind.

Anëtarët e OPEC-ut kanë arritur një marrëveshje për uljen gjysmëvjetore të prodhimit të naftës, kurse ulje më të madhe ka paralajmëruar Arabia Saudite me gjysmë milioni fuçi në ditë. /Telegrafi/