Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka paralajmëruar pas takimit të sotëm me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, se Kosova nuk do të pranojë zgjatjen e marrëveshjes së përkohshme për targat e veturave përtej 15 shtatorit, kur edhe skadon afati i kësaj marrëveshje.
Bislimi tha se Kosova do të sillet njësoj siç bën Serbia me veturat me targa të Kosovës (RKS), duke paralajmëruar reciprocitet.
Sipas marrëveshjes, në Serbi mund të futen nga Kosova të gjitha veturat me targa KS, kurse ato me RKS duhet t’i ndërrojnë në kufi, duke marrë një letër të përkohshme që jep pala serbe. Në anën tjetër, veturat me targa të Serbisë futen lirshëm pa procedura shtesë në Kosovë.
Dhe kjo pritet të ndryshojë pas 15 shtatorit, sipas Bislimit.
Kjo ishte një prej temave që është diskutuar sot në Bruksel mes delegacionit të Kosovës dhe BE-së, para takimit trepalësh që do të mbahet nesër po në Bruksel, e ku në tavolinë do të jetë edhe delegacioni i Serbisë, raporton Koha.net
Në fakt, tema e vetme për çfarë janë pajtuar palët në takimet e ndara me Lajçakun është ajo e të zhdukurve, por edhe këtu Kosova ka kushtet e saj, pasi Serbia ka përfshirë në delegacion Velko Odaloviqin, të dyshuar për krime në Kosovë, e i cili është në kryetar i Komisionit për personat e pagjetur në Serbi.
Kosova ka mundësi të mos pranojë takimin në rast se Odaloviiq do të jetë në tryezën e bisedimeve. Madje, Bislimi ka thënë se Kosova do të nisë procedurën për të shpallur atë person non-grata.
Në takim me Lajçakun është diskutuar edhe për energjinë elektrike në veri, përkatësisht gjetjen e formës për inkasimin e mjeteve në atë pjesë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Mickoski nga Uashingtoni: Maqedonia është aleate e besueshme e SHBA-së, Evropa duhet të jetë parimore në vend se me dy standarde

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit