LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërohet angazhimi i ushtrisë malazeze në KFOR, Vulin e quan akt armiqësor ndaj Serbisë

Paralajmërohet angazhimi i ushtrisë malazeze në KFOR, Vulin e quan akt armiqësor ndaj Serbisë

Parlamenti i Malit të Zi pritet të vendos sot për të dërguar ushtarakët e saj në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it. Por një gjë e tillë nga ministri serb i Mbrojtjes po konsiderohet si akt armiqësie ndaj Serbisë.

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka komentuar lidhur me debatin e paralajmëruar në Parlamentin e Malit të Zi, për shpalljen e dërgimit të pjesëtarëve të ushtrisë malazeze në Kosovë.

“Më vjen keq që udhëheqja e Malit të Zi vazhdimisht po harron se  në Kosovë e Metohi ekziston Serbia, populli i Serbisë dhe interesat e Serbisë”, tha Vulin.


Anëtarët e Parlamentit malazez debatojnë sot për vendimin e Qeverisë së këtij vendi, për dërgimin e 40 pjesëtarë të ushtrisë malazeze në misionin “Përkrahja e vendosur” në Afganistan dhe dy oficerë të shtabit në KFOR në Kosovë, raporton Televzioni shtetëror i Malit të Zi, përcjell Telegrafi.

Në Partinë Demokratike Socialiste (DPS) të Malit të Zi besojnë se angazhimi i pjesëtarëve të ushtrisë malazeze në misionin ndërkombëtar në Kosovë kontribuon në ruajtjen e paqes në rajon, ndërsa opozita pretendon se ky vendim nuk është i mirë dhe as korrekt ndaj Serbisë dhe serbëve në Mal të Zi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori