Paralajmërim i ri nga veterinerët për një sëmundje vdekjeprurëse te qentë: Këto janë katër shenja tipike të infeksionit
![Paralajmërim i ri nga veterinerët për një sëmundje vdekjeprurëse te qentë: Këto janë katër shenja tipike të infeksionit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/10/puppy-iv-fluid-therapy-emergency-780x439.jpg)
Paralajmërimi i fundit nga veterinerët nga e gjithë bota ka tonin më të ashpër deri më tani
Ekspertët e shëndetit të kafshëve u kanë bërë apel pronarëve të qenve për faktin se virusi, përgjegjës për shfaqjen e sëmundjes më vdekjeprurëse te kafshët shtëpiake, është i pranishëm në zona të hapura prej vitesh dhe mund të infektojë kafshët në çdo kohë.
Siç raporton “Thesun”, doktoresha e veterinës, Savageau, mysafir në profilin TikTok të thevets_official, u bëri thirrje pronarëve të qenve që të mbrojnë kafshët e tyre përpara se sëmundja të ndikojë në sistemin e tyre imunitar.
Epidemia për të cilën është fjala quhet parvovirus dhe mund të bartet nëpërmjet barit, duarve të njeriut, shtretërve të kafshëve shtëpiake dhe shumë mënyrave të tjera. Përhapet nga lëngjet trupore, duke përfshirë fekaliet dhe përmbajtjen që vjell qeni, transmeton Telegrafi.
Parvovirusi është një sëmundje jashtëzakonisht ngjitëse e qenit që shkakton dobësi, letargji, të vjella dhe diarre të rënda, shpesh me gjak. Veterineri duhet t’i qaset menjëherë trajtimit me metoda agresive, përndryshe, këlyshi nuk do t’i mbijetojë sulmit të virusit, i cili shkakton dehidrim të rëndë dhe vdekje”, pohon Savageau.
Virusi funksionon duke sulmuar qelizat në zorrët e qenit dhe duke e penguar atë të thithë lëndë ushqyese jetike, ndërsa kjo është ajo që e bën kafshën shtëpiake të dobësohet dhe të dehidrohet.
Këlyshët dhe qentë e pavaksinuar janë më të rrezikuarit, prandaj është e rëndësishme të vaksinoni kafshën tuaj me kohë.
Shpërthimet e virusit Parvo janë më të zakonshme në qytetet ku ka më shumë qen të pavaksinuar, tha Blue Cross.
Ekspertët vlerësojnë se parvo mund të mbijetojë jashtë, për shembull në bar, për të paktën gjashtë muaj, por shumë më gjatë.
Kjo është arsyeja pse është jashtëzakonisht e rëndësishme që qeni të vaksinohet.
? #doghealth #canineparvovirus #petcare #dogsoftiktok #thevets #vets ♬ original sound – The Vets
Veterinerët zakonisht e japin vaksinën e parë kur këlyshi është midis gjashtë dhe dhjetë javësh. Vaksina e dytë jepet dy deri në katër javë pas dozës së parë, ndërsa vaksina përforcuese jepet një vit më vonë. Në varësi të racës dhe marrëveshjes me veterinerin, qentë do të marrin doza të vaksinës më vonë në jetë.
Fatkeqësisht, nuk ka asnjë ilaç që e vret këtë virus. Kjo është arsyeja pse është e nevojshme ta çoni menjëherë qenin tuaj te veterineri nëse vëreni shenja të parvo.
Shumica e vdekjeve ndodhin 48 deri në 72 orë pas shfaqjes së simptomave. Qeni duhet të shtrohet në spital për të marrë lëngje intravenoze për të parandaluar dehidratimin dhe mjekim për të ndaluar të vjellat.
Parvovirusi nuk është ngjitës për pronarët e qenve, por mund të transmetohet me duar, veshje dhe këpucë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Egjipti ka humbur titullin si vendi më i vizituar: Një destinacion që bën para përrallore nga turistët është në fron](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4534-1448251979-gettyimages-4564-1-780x439.jpg)
Egjipti ka humbur titullin si vendi më i vizituar: Një destinacion që bën para përrallore nga turistët është në fron
![Njihuni me pesë shenjat e horoskopit që tërbohen nga xhelozia!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Who-Are-The-Most-Jealous-Zodiac-Signs-In-Astrology-1-780x439.jpg)
Njihuni me pesë shenjat e horoskopit që tërbohen nga xhelozia!
![Pesë fraza që përdorin personat e mençur për të shmangur një konflikt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/debate-780x439.png)
Pesë fraza që përdorin personat e mençur për të shmangur një konflikt
![Warren Buffett: “Para se të vdisni, pavarësisht sa para keni, kështu duhet ta ndani pasurinë tuaj”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e30b0feb9926a4d0-780x439.jpeg)
Warren Buffett: “Para se të vdisni, pavarësisht sa para keni, kështu duhet ta ndani pasurinë tuaj”
![Sa e njeh vërtet veten? Zbulo cilit tip personaliteti i përket!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/man-holding-mirror-750x350-1-780x439.jpg)
Sa e njeh vërtet veten? Zbulo cilit tip personaliteti i përket!
![Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/98634_shutterstock-2472-780x439.jpg)
Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë