Një recetë ku shija dhe vlerat ushqyese janë bërë bashkë. Përbërësit: 500 g domate të prera në kube për supë ▪ një lugë mëlmesa ▪ një qepë e vogël ▪ 60 g margarinë ▪ 200 g patate të zier dhe të ndrydhur ▪ 2 vezë ▪ 3 lugë miell ▪ kripë ▪ piper ▪ pak selinoPërgatitja:

Fërgoni qepën e grirë imët dhe shtoni në lugë miell dhe qitni domaten e prerë në kube me një litër ujë.


Përzieni mëlmesën dhe fletën e selinos dhe zieni 15 minuta.

Topthat bëhen në këtë mënyrë: tundeni margarinën, shtoni vezët, patatet, tri lugë miell dhe kripën.

Me lugë nxirrni topthat dhe lëshoni në çorbë, e cila vlon në zjarr të lehtë në mënyrë që të mos shpërbëhen topthat.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.