LAJMI I FUNDIT:

Paradoksi i traumës: Pse shmangia e kujtimeve nuk funksionon

Paradoksi i traumës: Pse shmangia e kujtimeve nuk funksionon

Ka disa simptoma kryesore që përbëjnë këtë çrregullim: ndërhyrjet (kujtime që shfaqen pa dëshirë), ndryshimet negative në mendime dhe humor, si dhe shmangia

Nga këto simptoma, shmangia është më paradoksalja. Nëse kujtimet e traumës ndërhyjnë në jetën tuaj të përditshme, ju bëjnë të ndiheni të tensionuar dhe ndryshojnë emocionet dhe mendimet tuaja, është më se normale që të dëshironi t’i shmangni ato kujtime.

Megjithatë, ata që mbështeten shumë në shmangien si mënyrë për të përballuar stresin, kanë më shumë rrezik për përkeqësimin e simptomave të PTSD-së me kalimin e kohës. Ja përse ndodh kjo.


Trupi ynë është pajisur me një sistem alarmi që na ndihmon të reagojmë shpejt kur truri ynë përcepton një rrezik. Kur ky alarm ndizet, sistemi nervor vihet në veprim dhe nxit atë që shpesh quhet përgjigja “lufto, ik ose ngrij”. Zemra fillon të rrahë më shpejt, frymëmarrja bëhet më e shpejtë, duke shtuar oksigjenin në gjymtyrë për t’i përgatitur për ndonjë sulm, për të ikur në një vend të sigurt ose për të përballuar një goditje të pashmangshme.

Te personat që vuajnë nga PTSD-ja, kondicionimi i frikës bën që sistemi nervor të aktivizohet në situata që nuk janë realisht të rrezikshme. Diçka që është në vetvete e padëmshme kthehet në një “shkaktar” të reagimit ndaj stresit, pasi lidhet në mendje me kujtimin e ngjarjes traumatike.

Çdo gjë mund të bëhet shkaktare: vendet, situatat, personat, tingujt, aromat, objektet. Problemi është se shumica e këtyre shkaktarëve nuk janë realisht të rrezikshëm. Për shembull, duke parë një skenë aksidenti automobilistik në televizor nga shtëpia, nuk ka asnjë rrezik të vërtetë që ju të përfshiheni në një aksident. Po ashtu, përplasja me dikë në një stacion të mbushur nuk do të thotë që jeni në rrezik për t’u sulmuar. Por trupi dhe mendja juaj mund të reagojnë sikur këto rreziqe janë të vërteta dhe të afërta.

Është e kuptueshme që shumë persona me PTSD përpiqen të shmangin ose të ikin nga “shkaktarët” që i trondisin. “Sjelljet e shmangies” përfshijnë strategji për të shmangur çdo situatë stresuese që ngjall trauma. Për shembull, disa njerëz shmangin udhëtimet si pasagjerë në makinë, për të mos përjetuar ndjenjën e humbjes së kontrollit. Të tjerë shmangin supermarketet gjatë orëve të që kanë shumë persona, për të mos u përballur me turma të mëdha e të paparashikueshme.

“Sjelljet e ikjes” janë veprime që synojnë të përfundojnë një situatë të pakëndshme që ka filluar; për shembull, mund të kërkojnë nga shoferi të ndalojë dhe të ndërrojnë vendet nga frika, ose të braktisin karrocën e pazarit sepse supermarketi është mbushur me njerëz.

Pse shmangia është problematike?

Ekzistojnë dy arsye kryesore përse sjelljet e shmangies, ikjes dhe sigurisë krijojnë problem. Së pari, ato pengojnë që ju të jetoni jetën që dëshironi. Është e vështirë të ndiheni të lirë kur duhet të planifikoni jetën tuaj duke shmangur çdo shkaktar të mundshëm. Dhe kërkimi i ndihmës nga të dashurit që t’ju mbështesin në sjelljet tuaja të sigurisë mund t’i bëjë ata të ndihen të bllokuar dhe me kalimin e kohës mund të dëmtojë marrëdhënien tuaj me ta.

Së dyti, këto sjellje përforcojnë idenë që shkaktarët janë të rrezikshëm. Çdo herë që përfshiheni në një sjellje shmangieje, ikjeje apo sigurie, ankthi juaj largohet përkohësisht. Kontrolloni kamerën e sigurisë, shihni që askush i dyshimtë nuk është afruar shtëpisë, ndiheni më mirë. Megjithatë, shqetësimi mund të rikthehet pas një ore dhe ju ndjeni sërish nevojën për ta kontrolluar kamerën. Me kalimin e kohës, krijohet ndjesia se ankthi nuk do të zhduket kurrë, përveçse nëse kontrolloni kamerën. Dhe duke e kontrolluar, ju nuk e jepni mundësinë vetes të mësoni se asgjë e keqe nuk do të ndodhë edhe nëse nuk e kontrolloni.

Imagjinoni që trauma juaj është si një top plazhi plastik dhe plotësisht i fryrë. Natyrisht, ju dëshironi ta mbani nën ujë, larg syve. Nëse përdorni të gjithë peshën dhe forcën tuaj, mund ta mbani për një kohë të shkurtër, por do të lodheni, do të shpërqendroheni ose një valë do t’ju zhvendosë. Dhe çfarë ndodh në momentin që dora juaj rrëshqet nga sipërfaqja e lëmuar e topit? Ai do të shpërthejë lart me forcë të barabartë me atë që keni përdorur për ta mbajtur poshtë, citon Anabel.

Kjo është edhe mënyra si funksionon shmangia e kujtimeve traumatike. Po, ndonjëherë mund t’i shmangni me sukses kujtimet për një periudhë të shkurtër. Mund të shpërqendroheni me punë, një marrëdhënie, gjëra që ju ndihmojnë të harroni, ose një kalendar të mbushur me aktivitete. Mund të shmangni rrugët kryesore për të mos kaluar në autostrada ose të porosisni ushqime në internet që të mos dilni në supermarkete të mbushura. Por e vërteta e hidhur është që shmangia kurrë nuk funksionon plotësisht afatgjatë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori