LAJMI I FUNDIT:

Paraburgim për tre persona, tentuan ta vrisnin një person tjetër

Paraburgim për tre persona, tentuan ta vrisnin  një person tjetër
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit të pandehurve H. Sh., A. Sh. dhe B. A.,në kohëzgjatje prej 1(një)muaji.

“I pandehuri H. Sh. dyshohet se me datë 08.08.2018 rreth orës 22:50 minuta në lagjen “Çamëria” në Kamenicë, me dashje ka tentuar të privojë nga jeta tani të dëmtuarin A. D., në atë mënyrë që gjatë rrahjes me një thikë e ka goditur në pjesën e qafës në anën e majtë të gjoksit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, ndërsa të pandehurit A. Sh. dhe B. A. me dashje kanë marr pjesë aktive në rrahje duke e goditur të dëmtuarin në fjalë dhe të dëmtuarin tjetër A. D.”, thuhet në njoftimin për media.

Gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka vendosur masën e paraburgimit për të pandehurit, pasi që ekziston rreziku i ikjes, ngase këta persona janë shqiptar me vendbanim në Republikën e Gjermanisë.


Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori