LAJMI I FUNDIT:

Paraburgim për dy persona të përfshirë në përleshjen e armatosur në Kumanovë

Paraburgim për dy persona të përfshirë në përleshjen e armatosur në Kumanovë

Prokuroria Themelore Publike përmes një njoftimi informon se kanë dhënë urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër dy personave, të cilët kanë qenë të përfshirë në përleshjen e armatosur në Kumanovë, ku një person humbi jetën.

Nga Prokuroria thonë se dy personat hetohen për veprën penale “vrasje” dhe ndaj të njëjtëve është shqiptuar masa e paraburgimit 30 ditor, njofton Telegrafi Maqedoni.

Policia jep detaje për ngjarjet e mbrëmshme në Kumanovë, janë arrestuar disa persona
Lexo po ashtu Policia jep detaje për ngjarjet e mbrëmshme në Kumanovë, janë arrestuar disa persona

Shtatë personat tjerë Prokuroria i ndjek për veprën penale “dhunë”.


Përndryshe, ngjarjet e armatosura në Kumanovë ndodhën më 31 tetor mes dy familjeve, ndërsa jetën e humbi personi V.M.

Prokuroria thekson se do të vazhdojnë me mbledhjen e dëshmive materiale dhe verbale për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/