LAJMI I FUNDIT:

Paraburgim ndaj dy të dyshuarve për tetë vepra penale të grabitjes

Paraburgim ndaj dy të dyshuarve për tetë vepra penale të grabitjes

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurve B.G dhe V.S të cilët dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale grabitje nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës (KPRK).

Të pandehurit B.G dhe V.S dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme për tetë herë radhazi nga muaji janar 2020 deri më 18 mars 2020, kanë kryer grabitje në disa pika të karburantit në Komunën e Ferizajt, ashtu që në orët e vona të natës të maskuar dhe me qëllim të përvetësimit të pasurisë së huaj të luajtshme, nën kërcënimin e përdorimit të forcës dhe kanosjes serioze dhe përdorimin e armës, kanë tentuar që të grabisin të mirat materiale.

Andaj Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri kërkesën e Prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.


Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /Telegrafi/