Pas kërkesës gjermane për heqjen e masës për produktet serbe nga ana e Republikës së Kosovës, paqartësitë rreth pozicionit të Prishtinës zyrtare në Samitin 14 tetorit në Berlin, mbeten ende të mëdha.
Megjithëse Qeveria e vendit bëri të ditur se po punon drejtë zhbllokimit të CEFTA-s, ajo nuk specifikoi nëse do të pranojë kompromisin që i kërkoi Gjermania – heqjen e masës për mallrat serbe në këmbim të zëvendësimit të UNMIK-ut në CEFTA me Kosovën.
“Tani kur po shënohet 10 vjetori i procesit të Berlinit, Kosova është teknikisht pjesë e procesit, por në letrat zyrtare, në komunikatat apo letrat publike, pak ose fare përmendet emri i saj. Nëse e përkthejmë në rreshta, natyrisht se mund të interpretohet si mesazh politik, se po deshi Kosova të vazhdojë të qëndrojë si pjesë e Procesit të Berlinit, ajo duhet të plotësojë kriteret që po i kërkohen dhe kompromiset që po i kërkohen”, tha për RTK-në, Vjollca Hajdari- njohëse e zhvillimeve ndërkombëtare.
Njohësi i çështjeve ekonomike, Erton Bega, vlerëson se reagimi gjerman vjen edhe për faktin se Kosova ka qenë me vite një dëgjuese e mirë e faktorit ndërkombëtar, ndërkohë që Serbia është
amnistuar, pavarësisht se e ka dëmtuar Kosovën përmes masave të ndryshme.
“Çka duhet të bëjë Kosova, nuk varet vetëm nga ne, por është sekretariati i CEFTA-s, i cili duhet t’i trajtoj të gjitha problemet që kanë shtetet mes vete dhe me këtë rast duhet të trajtojë edhe pengesat në Serbi, mbi produktet e Kosovës, të cilat plasohen në tregun serb, apo edhe e përdorin Serbinë tranzit për t’u plasuar në tregun evropian”, tha Bega.
Njohësit politikë dhe të fushës së ekonomisë presin që Qeveria ta shfrytëzojë këtë situatë, që krahas heqjes së ndalesës për mallrat nga Serbia të rinegociojë në tërësi marrëveshjen e saj në CEFTA, e cila u nënshkrua nga UNMIK-u në emër të Kosovës në vitin 2006.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit