Papa: “Të hapim një horizont shprese”

Në fjalën e tij, duke iu referuar shenjtorit, nga i cili Françesku mori emrin, Papa tha: "Roli i tij si mbrojtës i krishterimit nuk kufizohej vetëm me njeriun. Mbrojtja i referohet të gjithë krijesave të Zotit, bukurive që ai ka krijuar, mbrojtja do të thotë të respektosh jetën dhe mjedisin në të cilin jetojmë".
“Do të thotë të mbrosh njerëzit, të tregosh dashuri dhe dhembshuri për çdo njeri, sidomos fëmijët, të moshuarit dhe ata në nevojë, që shpesh herë lihen në harresë ose janë të fundit për të cilin mendojmë", vazhdoi Papa në fjalën e tij, raporton TCH.
“I bëj një thirrje të gjithë atyre që kanë në dorë përgjegjësi ekonomike, politike dhe sociale, që të shndërrohen në mbrojtës të asaj që Krijuesi na ka dhënë. Të mbrosh punën e Krijuesit do të thotë të mbrosh çdo grua apo burrë, të trajtosh këdo me dhembshuri e dashuri, është të hapësh një horizont shprese. Le t'i hapim zemrën mirësisë, dashurisë dhe dhembshurisë për çdo qenie njerëzore”. /Telegrafi/




















































